Shpëtohet jeta e 37 vjeçares, i largohet kurora e dhëmbëve nga rrugët e frymëmarrjes

Shëndetësia

Shpëtohet jeta e 37 vjeçares, i largohet kurora e dhëmbëve nga rrugët e frymëmarrjes

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 15:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Një pacienteje nga Gjakova i është shpëtuar jeta në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK pas një ndërhyrjeje urgjente.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar se 37 vjeçarja gjatë ndërhyrjes stomatologjike tek stomatologu, kishte aspiruar  një kurorë dhëmbësh e cila i kishte depërtuar në rrugët e frymëmarrjes.

“Pacientes A.D. ( 1986), nga Gjakova, e cila gjatë ndërhyrjes stomatologjike tek stomatologu, kishte aspiruar  një kurorë dhëmbësh, duke i depërtuar në rrugët e frymëmarrjes i ishte keqësuar gjendja shëndetësore, duke e rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, me simptoma të frymëmarrjes së vështirësuar dhe kollitje”.

“Me urgjencë ishte sjellur në Klinikën e Pulmologjisë, ku mjekët e klinikës konstatuan se duhet të bëhet ndërhyrje urgjent përmes bronkoskopisë, duke hequr kurorën nga rrugët e frymëmarrjes dhe duke i shpëtuar jetën”, njofton SHSKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat