Studim: Disa pacientë me sëmundje të veshkave mund të përfitojnë më shumë nga dializa e shpejtë

Shëndetësia

Studim: Disa pacientë me sëmundje të veshkave mund të përfitojnë më shumë nga dializa e shpejtë

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Sipas një studimi, pacientët me dëmtim akut të veshkave që kanë nevojë për dializë ambulatore, pas daljes nga spitali marrin të njëjtin kujdes si pacientët me sëmundjen më të përhapur të veshkave në fazën përfundimtare.

Megjithatë, disa pacientë në dializë për dëmtim akut të veshkave kanë potencialin të shërohen.

“Për ata që kanë potencialin për t’u shëruar, qëndrimi në dializë mund t’i vendosë ata në rrezik të panevojshëm për sëmundje të zemrës, infeksion, dëmtim të organeve dhe vdekje”, tha autori i sutdimit, shkruan Hindustan Times.

Gjatë studimit, studiuesit gjurmuan të dhënat e 1 mijë 754 pacientëve me dëmtim akut të veshkave dhe 6 mijë 197 pacientë me sëmundje të veshkave në fazën përfundimtare në qendrat e dializës ambulatore.

Sipas studiuesve, në mesin e pacientëve me dëmtim akut të veshkave, 10 për qind vdiqën gjatë periudhës tre-mujore të studimit, me shumë mundësi nga kushtet që nxitën dializën.

Nga 41 për qind e pacientëve që rikuperuan funksionin e veshkave, afërsisht tre të katërtat e kishin ndërprerë dializën pa ndonjë ndryshim në dozën, frekuencën dhe kohëzgjatjen.

“Vazhdimi i dializës pa nevojë është gjithashtu i rrezikshëm, pasi pacientët përjetojnë shkallë të lartë të sëmundjeve të zemrës, infeksioneve dhe vdekshmërisë”, tha një studiues.

Sipas studiuesve, skenari më i keq është një pacient që mund të ketë rikuperuar mjaftueshëm funksionin e veshkave për të hequr trajtimin, por ka mbetur në dializë.

Rënia e presionit të gjakut me dializë të përsëritur mund të shkaktojë më tej dëmtim të veshkave të pambrojtura duke çuar funksionin e veshkave nën pragun që besohet të jetë i nevojshëm për shkëputjen nga trajtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat