Artriti reumatoid, si ndikojnë ndryshimet e motit, shiu dhe lagështia

Shëndetësia

Artriti reumatoid, si ndikojnë ndryshimet e motit, shiu dhe lagështia

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

Pavarësisht se janë shumë studime që shqyrtojnë efektin e motit në problemet që lidhen me artritin reumatoid (RA), rezultatet mbeten jokonkluzive. Studimet ekzaminojnë perceptimin e pacientit (subjektiviteti) kundrejt realitetit (objektiviteti). Në një studim të pacientëve me artrit reumatoid, pjesëmarrësit u pyetën nëse moti ndikonte në gjendjen e tyre. Dhe, shumë thanë “PO”.

Shumë njerëz e kuptojnë se moti ndikon në gjendjen e tyre. Më shpesh njerëzit ankohen se moti i ftohtë ose lagështia i bëjnë ata të ndihen më keq se moti me diell, i nxehti apo thatësirat.

Dihet se perceptimi nuk është domosdoshmërisht i barabartë me realitetin. Me fjalë të tjera, analiza e simptomave dhe e dhimbjes është një nga vështirësitë e hasura në studimet mbi efektet e motit te pacientët me artrit. Në të vërtetë, dhimbja është e vështirë të objektivizohet pasi është një përvojë subjektive me variacion të konsiderueshëm midis individëve dhe brenda të njëjtit individ.

Prandaj është e kuptueshme që efekti i motit në simptomat e artritit reumatoid shpesh trajtohet nga pacientët. Ka rezultate kontradiktore në literaturë dhe nuk është e qartë nëse rezultati është një rastësi apo një efekt i drejtpërdrejtë. Ndër argumentet e paraqitura për të shpjeguar gjetjet jopërfundimtare të raportuara mbi efektin e klimës te dhimbjet, u vlerësua edhe efekti i stinëve.

Stinët përcaktohen nga klima në një vend të caktuar në tokë. Sezonaliteti është një fenomen që shpesh lidhet me kushte të ndryshme te njerëzit, duke përfshirë sëmundjen, zhvillimin, shprehjen e gjeneve, imunitetin dhe fiziologjinë. Në veçanti, efekti i sezonalitetit te sëmundjet autoimune dhe kyçet është përshkruar në studime. Për artritin reumatoid, ky efekt është raportuar për fillimin e sëmundjes, ecurinë, madje edhe përparimin dhe ashpërsinë radiografike.

Për shumë njerëz me artrit, një lehtësim i konsiderueshëm i simptomave zakonisht ndodh gjatë verës. Edhe kur ka pak lagështi, dhimbja e artritit priret të jetë më e butë në ditët më të ngrohta dhe më me diell.

Moti i thatë mund të jetë shumë më i mirë për dhimbjet e artritit. Por dhimbja mund të përkeqësohet gjatë ditëve me shi dhe motit të ftohtë. Presioni barometrik, thënë thjesht, është pesha e ajrit. Pesha e ajrit rritet në mot të mirë (p.sh. dielli, nxehtësia) dhe zvogëlohet në mot të keq (p.sh. stuhi, erë e fortë).

Gjatë periudhave me shi dhe borë, temperatura bie dhe presioni barometrik zvogëlohet. Kjo mund të shkaktojë trashje të membranës dhe inflamacion në nyje, gjë që i bën ato më të ngurtësuara. Pra, pacienti mund të jetë më i ndjeshëm ndaj dhimbjes gjatë lëvizjes, duke e bërë dhimbjen e artritit të duket më e rëndë.

Fatmirësisht, vitet e fundit, identifikimi dhe vlerësimi i RA-së është bërë më i aksesueshëm dhe i saktë. Përveç kësaj, gjatë dekadës së fundit, trajtimi i RA-së ka treguar zhvillim të dukshëm. Pra, pacientët tanë janë zakonisht në remision. Veçoritë specifike të klimës nga zona të ndryshme gjeografike mund të jenë gjithashtu një shpjegim i mundshëm për polemikat e gjetura në studime.

Mundësia e efekteve të motit te dhimbjet e pacientëve me artrit reumatoid në varësi të stinës, veçanërisht efekti i temperaturave ekstreme është i dukshëm. Rezultatet nuk mund të përgjithësohen dhe duhet të merren parasysh variacionet sezonale, variacionet gjeografike brenda studimeve dhe faktorë të tjerë (p.sh. sindroma Sjogren), të cilat mund të jenë objekt i studimeve të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat