Si ta parandaloni kataraktin: Këshilla, dietë dhe ndryshime në stilin e jetesës

Shëndetësia

Si ta parandaloni kataraktin: Këshilla, dietë dhe ndryshime në stilin e jetesës

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Fatkeqësisht, nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për t’i parandaluar kataraktet. Por, bërja e ndryshimeve në stilin e jetës, si ngrënia e ushqimeve të shëndetshme, kufizimi i alkoolit, mbajtja e syzeve të diellit dhe pirja e ujit, mund të ndihmojë në uljen e gjasave për zhvillimin e tyre.

Më poshtë, sjellim disa këshilla të ndryshme, dietë dhe ndryshime në stilin e jetës që mund të ndihmojnë në parandalimin e kataraktit.

Si ta parandaloni kataraktin

Sipas Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë, katarakti prek mbi 24 milionë amerikanë të moshës mbi 40 vjeçare. Faktorë të tillë, si mosha, gjinia dhe historia familjare, mund t’i rritin gjasat e zhvillimit të kataraktit. Por, këto këshilla mund t’ju ndihmojnë të parandaloni ose ngadalësoni përparimin e kataraktit.

Hani ushqime të shëndetshme

Sipas hulumtimeve, ngrënia e një diete me ushqime të pasura me antioksidantë, mund ta ulë rrezikun e zhvillimit të kataraktit. Antioksidantët janë substanca të mira në trupin tuaj që luftojnë kimikatet e këqija që vonojnë oksidimin. Oksidimi shkakton katarakte duke dëmtuar proteinat dhe yndyrnat në thjerrëzat e syrit tuaj.

Ngrënia e ushqimeve të pasura me antioksidantë, si luteina, karotenoidet, seleniumi, zeaksantina dhe vitaminat A, C dhe E, mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi. Edhe nëse keni katarakte, këto lëndë ushqyese ngadalësojnë rritjen e katarakteve. Ushqimet e shëndetshme që përmbajnë këto lëndë ushqyese përfshijnë perimet, frutat, drithërat, peshkun me vaj, vezët, frutat arrore dhe farat.

Lini duhanin

Të gjithë e dimë se pirja e duhanit është e keqe për zemrën dhe mushkëritë tona, por a e dini se pirja e duhanit është gjithashtu e dëmshme për shëndetin e syve? Tymi i cigares prodhon radikale të lira që dëmtojnë sytë, duke reduktuar numrin e antioksidantëve në trupin tuaj. Këto toksina grumbullohen dhe mund të shkaktojnë katarakte.

Por, ju mund ta kontrolloni këtë rrezik duke e lënë duhanin. Kur e lini duhanin, sytë tuaj shërohen nga dëmtimi i shkaktuar nga tymi i cigares.

Nëse nuk jeni duhanpirës, mos filloni kurrë të pini duhan. Dhe nëse jeni duhanpirës, filloni një program me mjekun tuaj për t’ju ndihmuar të lini duhanin.

Kufizoni konsumimin e alkoolit

Sipas një studimi të botuar në Journal of Optometria and Vision Science, pirja e tepërt e alkoolit rrit shanset për të marrë katarakt. Marrja e tepërt e alkoolit mund ta parandalojë mëlçinë dhe organet e tjera në absorbimin e nutricientëve. Kjo bën që proteinat dhe yndyrat të grumbullohen në trupin tuaj, duke çuar në katarakt.

Ju mund ta kontrolloni këtë rrezik duke kufizuar pirjen e alkoolit. Kjo do të thotë të konsumoni më pak se dy pije me përmasa standarde. Nëse nuk keni pirë kurrë, shanset për t’u prekur nga katarakti janë edhe më të vogla.

Mbani syze për diell

Përderisa syzet e diellit mund të duken thjesht si një aksesor mode, ato mbrojnë sytë nga rrezet ultravjollcë (UV) të emetuara nga dielli. Rrezet UV dëmtojnë proteinat e thjerrëzave në sytë tuaj, duke çuar në katarakte.

Kur dilni, mbani syze dielli të përshtatshme për të mbrojtur sytë. Zgjidhni syze dielli që:

Mund të kontrollojnë deri në 99 për qind të rrezeve UVB dhe UVA.
Mund të bllokojnë rreth 90 për qind të dritës së dukshme.
Përshtaten në fytyrën tuaj dhe janë afër syve.

Pini ujë

A e dini se pirja e mjaftueshme e ujit mund të ndihmojë në parandalimin e kataraktit? Nëse nuk hidratoheni, ka shumë të ngjarë që trupi juaj të grumbullojë toksina. Këto toksina mund të ndikojnë në shëndetin tuaj, duke përfshirë edhe sytë dhe duke shkaktuar katarakt.

Pirja e mjaftueshme e ujit ju ndihmon t’i largoni këto toksina. Zhvilloni një shprehi për të pirë ujë në intervale të rregullta.

Ushqimet më të mira për parandalimin e kataraktit

Ngrënia e një diete të shëndetshme plot me ushqime antioksidante, është një nga mënyrat më efektive për të parandaluar zhvillimin e kataraktit.

Sipas optometristëve, këto janë ushqimet që duhet të përfshini në dietën tuaj për të promovuar sytë e shëndetshëm:

Pemët dhe perimet

Piper i verdhë
Mandarinë
Brokoli
Lulelakra
Marule
Karota
Kastravec
Frutat tropikale

Drithërat e plota

Meli
Gruri
Orizi kafe
Bollgur
Thekra
Kuinoa
Hikërror

Peshku dhe vajrat bimore

Salmon
Trofta
Sardelet
Karkaleca
Harengë
Tuna
Vaji i farës së lirit
Kanola

Farërat dhe frutat arrore

Arra
Kikirikët
Fara luledielli
Bajame
Lajthia

Vitaminat për parandalimin e kataraktit

Disa vitamina promovojnë shëndetin e përgjithshëm të syve dhe kjo mund të zvogëlojë gjasat e zhvillimit të kataraktit.

Vitamina C
Vitamina E

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat