Si të dallojmë virozën nga një infeksion bakterial te fëmijët? Ja këshillat e pediatrit shqiptar

Shëndetësia

Si të dallojmë virozën nga një infeksion bakterial te fëmijët? Ja këshillat e pediatrit shqiptar

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 08:08
Edi Tushe

Mjeku pediatër Edi Tushe gjate nje interviste televizive shpjegoi se simptomat kryesisht janë të thjeshta dhe më kryesorja prej tyre është temperatura.

“…Është kolla gjatë dimrit, janë sekrecionet e hundës, shpeshherë për shembull dhimbjet e kyçeve ose të muskujve ose të kokës, në varësi se sa i madh është fëmija dhe se si i percepton ato. Natyrisht në thelb është një situatë shëndetësore e cila probabilisht prish dhe rutinën e përditshme të fëmijës.”

Për lehtësimin e simptomave tek të vegjlit, mjeku pediatër sjell si shembull haloterapinë, ose terapinë e kripës.

Natyrisht nuk bëhet fjalë për një kripë të thjeshtë, nuk është një makinë e cila prodhon një kripë të thjeshtë, por janë kripëra të caktuara, të cilat në sajë të joneve që ato krijojnë janë në gjendje që të shkaktojnë efekt pozitiv mbi mushkërinë.

“Në Shqipëri unë di që e kemi vetëm ne, apo që përdoret për qëllime të mirëfillta mjekësore, por që normalisht në botë ka filluar dhe ka një instalim pothuajse vit pas viti më të lartë të kësaj lloj forme terapie,” shpjegon Tushe.

Por si ta dallojmë virozën nga një infeksion bakterial? Mjeku shpjegon se ka disa shenja indirekte.

“Shenjat klinke në virozë kryesisht janë të bujshme, janë në ekstrem, të gjitha gjërat pa pritur pa kujtuar janë të larta, mund të ndodhin dhe te mikrobet por përgjithësisht mikrobet janë shumë dinake, ato gjejnë terren në të cilin fëmija është më i dobët dhe fillojnë e sulmojnë. Pas 5 ditësh nëse do ketë ringritje temperature, përkeqësim të situatës, jemi të kujdesshëm në këtë drejtim se mund të jetë dhe bakteriale.”

Zakonisht ato që e vërtetojnë dhe e ndajnë janë testet mikrobiologjike të cilat janë tepër specifike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat