Ju zë gjumi pasi të hani drekë? Ja pse ndodh kjo

Shëndetësia

Ju zë gjumi pasi të hani drekë? Ja pse ndodh kjo

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 23:46
Ilustrim

Pse ndjeheni të lodhur dhe të përgjumur pasi të hani ushqim:

Kjo në fakt nuk ndodh për shkak të përtacisë, sepse ka fakte biologjike të cilat e shpjegojnë qartë këtë fenomen.

Disa nga profesionistët e kujdesit shëndetësor kanë thënë se qëndron mbi bazën e asaj se çfarë konsumon njeriu dhe efektet e mëvonshme të ushqimit. Disa ushqime dërgojnë në gjumë mjaft natyrshëm.

Ushqimet të cilat rezultojnë në rritjen e tendences për t’u ndjerë të përgjumur pas ushqimit janë ato me përmbajtje të karbohidrateve dhe sheqernave.

Qelizat në trupin tonë e marrin energjinë nga glukoza, ndërsa sasia e lartë e gluzokës shkakon lodhje të qelizave dhe kështu vjen deri tek lodhja dhe gjumi. Për këtë arsye nuk duhet të konsumohen ushqime me sasi të lartë të gluzokës.

E njejta ndodh edhe me ushqimet të cilat kanë në përmbajtje sasi të lartë të karbihidrateve apo në raste edhe të yndyrnave.

Karbohidratet janë gjetur se e lehtësojnë shfrytëzimin e tripofanit në trurin tonë dhe duke e ditur që tripofani është aminoacid përgjegjës për energjinë e trupit, atëherë lë të kuptohet se mund të ndikojë.

Nëse ky fenomen përsëritet ju duhet të konsultoheni gjithësesi me mjekun tuaj për shkak qe kjo mund të ndodhë si pasojë e ndonjë anemie, diabetit, veshkave, ndonjë infeksioni apo edhe diçka tjetër.

Ju mund kontriboni kundër këtij fenomeni duke u ushqyer shëndetshëm. Kafeja dhe çaji mund të përdoren si ndihmës në luftimin e gjumit pas drekës.

Ju mund të dilni të ecni pas drekës e kjo jo vetëm që e ndalon gjumin, por ka edhe një varg përfitimesh të tjera shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat