Katër rastet kur nuk duhet ta pini kafen

Shëndetësia

Katër rastet kur nuk duhet ta pini kafen

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Duhet ta shmangni kafen në raste të caktuara, për të shmangur efektet anësore, duke filluar nga ankthi deri te rreziku për zhvillimin e kancerit.

Këto janë katër rastet kur nuk duhet të pini kafe:

Nëse është shumë e nxehtë

Konsumimi i pijeve shumë të nxehta, si kafja apo çaji, mund të shkaktojnë kancer, paralajmërojnë ekspertët e mjekësisë. Mendohet se temperatura, dhe jo substancat e pijeve, shkakton kancer të ezofagut nëse është mbi 65 gradë celsius.

Ju zë ankthi

Nëse ndiheni pak si në ankth sapo pini kafe, duhet të fajësoni këtë të fundit. Kafeina ka një efekt stimulues në sistemin nervor, që shkakton lëshimin e hormonit kortizol të stresit. Në këtë rast e përkeqëson edhe më shumë ankthin dhe problemet me gjumin te personat që vuajnë nga depresioni.

Kur jeni duke “vdekur” për gjumë

Kafja mund të duket një zgjidhje shumë e mirë nëse do ta gdhish mëngjesin, në rast të kundërt jo. Përpiquni mos të pini kafe para se të flini, pasi është e sigurt se nuk do t’ju zë gjumi. Nëse nuk do të flini të paktën 7 orë në natë, do të fillojnë të shfaqen probleme me shëndetin.

Mos pini kafe sapo zgjoheni

Konsumimi i kafesë që pa gdhirë nuk do t’ju shtojë aspak nivelet e energjisë. Kjo sepse në orët e para të zgjimit, nivelet e hormonet kortizol të stresit janë në kulmin e tyre, dhe ju japin një rritje normale të energjisë. Prandaj shumë ekspertë bien dakord që kafenë e parë të mëngjesit ta pini rreth orës 10:00 deri në 12:00, kur nivelet e kortizolit të kenë filluar të bien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat