Kjo është arsyeja pse zgjoheni të shqetësuar në mëngjes

Shëndetësia

Kjo është arsyeja pse zgjoheni të shqetësuar në mëngjes

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 08:07
Ilustrim

“Ankthi i mëngjesit ” nuk është një term mjekësor, por i referohet niveleve të rritura të “hormonit të stresit”, pra kortizolit në orët e mëngjesit.

Mund ta përjetoni gjatë një periudhe kur ndodhin shumë ndryshime në jetën tuaj ose në ditët kur keni shumë gjëra në mendjen tuaj, si rezultat i së cilës jeni vazhdimisht në mbingarkesë.

Tensionet në punë, stresi për studimet apo shqetësimet financiare janë disa nga situatat që shkaktojnë stresin që ndjeni çdo ditë, por edhe kur zgjoheni.

Megjithatë, ka mënyra për të reduktuar këto simptoma, sepse pavarësisht se çfarë bëjmë, “ankthi i mëngjesit” mund t’ju shkatërrojë tërë ditën.

Simptomat e ankthit në mëngjes:

Ndjenja e ankthit

Nervozizmi

Lodhja

Shenjat e një sulmi paniku

Vështirësi për t’u përqendruar

Probleme me gjumin

Çrregullime gastrointestinale

Dhimbje koke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat