Tetë orë gjumë në natë shmangin rrezikun e diabetit

Shëndetësia

Tetë orë gjumë në natë shmangin rrezikun e diabetit

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 21:04
Ilustrim

Gjumi i rregullt mund të ketë efekte kundër diabetit. Në fakt një studim i ri i publikuar në revistën Sleep Health tregon se gjumi shumë pak ose shumë i gjatë lidhet me diabetin e tipit 2.

Studimi përfshiu 5 561 individë të moshës midis 40 dhe 75 vjeç, të regjistruar si pjesë e studimit të Mastrihtit.

Studiuesit në Universitetin e Mastrihtit përdorën një test të tolerancës së glukozës për të vlerësuar gjendjen e metabolizmit të glukozës së pjesëmarrësve pas një agjërimi gjatë natës.

Për të vlerësuar kohëzgjatjen e gjumit, pjesëmarrësit mbanin një pajisje të quajtur akselerometër në kofshën e tyre për tetë ditë rresht.

Rezultatet zbuluan se gjasat për të patur diabet të tipit 2 ishin më të mëdha sa më shumë kohëzgjatja e gjumit ishte nga 8 orë, pavarësisht nëse flini më pak ose më gjatë.

Kjo lidhje vazhdoi edhe pas llogaritjes së faktorëve të tillë si pirja e duhanit, konsumi i alkoolit, dieta dhe aktiviteti fizik.

“Studimi ynë përforcon të kuptuarit në rritje të rëndësisë së mundshme të gjumit në kontekstin e diabetit të tipit 2”, shpjegon autori kryesor Jeroen Albers.

Në mënyrë të veçantë, gjetjet nxjerrin në pah një lidhje midis kohëzgjatjes së gjumit dhe diabetit, pavarësisht nga faktorët e tjerë të rrezikut të stilit të jetesës.

‘’Kjo ndihmon për të kuptuar rëndësinë e kultivimit të zakoneve të shëndetshme të gjumit. Ka mekanizma të shumtë fiziologjikë që mund të shpjegojnë lidhjen e vëzhguar midis kohëzgjatjes më të shkurtër dhe më të gjatë të gjumit dhe diabetit të tipit 2’’, shton ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat