A janë të prirur të jenë egoistë fëmijët e vetëm?

Shëndetësia

A janë të prirur të jenë egoistë fëmijët e vetëm?

Më: 29 janar 2024 Në ora: 00:15
Ilustrim

Ka pasur gjithmonë teori për një diferencë të madhe midis karakteristikave në raporte sociale të fëmijëve të vetëm dhe atyre me vëllezër apo motra.

Në 1960-ën është kryer një studim, i quajtur “Project TALENT” që mori në pyetje më shumë se 400 adoleshentë në periudha 1, 5 dhe 11 vite, pasi kishin mbaruar shkollën. Sipas tij fëmija i vetëm ka më shumë gjasa që të kërkojë vemendje dhe i shmang aktivitetet në grup.

Në 2016-ën një grup studiuesish kinezë (sipas studimit të publikuar në “Brain Imaging and Behavior” përdorën skanerin si metodë për të nxjerrë rezultate mbi këtë temë dhe sipas tyre, fëmijët e vetëm treguan më shumë reagime fleksibiliteti, e lidhur me kreativitetin, por pakënaqësi në terma miqësorë dhe bashkëpunimi.

Sot, disa psikologë kanë dalë në konkluzionin se fëmijët e vetëm, (siç dhe e pranojnë edhe vetë) kanë shumë vështirësi të vënë ndjesitë e të tjerëve para vetes, por edhe t’i kuptojnë të tjerët.

E mbështetur nga disa studiues është ideja e një egoizimi të trashëguar dhe mësuar, pasi fëmijës së vetëm nuk i duhet të ndajë gjëra me një vëlla dhe një motër.

Megjithatë, asnjë studim nuk flet me bindje për këtë temë pasi individët janë të ndryshëm dhe jeta e tyre drejtohet nga rrethanat dhe ngjarje të ndryshme, përcaktuese të karakterit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat