Nëse flini me televizorin ndezur rrezikoni shëndetin

Shëndetësia

Nëse flini me televizorin ndezur rrezikoni shëndetin

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

A e dini se nëse flini me televizorin ndezur, mund të rrisni rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Kështu thotë një studim i botuar në The Proceedings of the National Academy of Sciences.

Studimi i cili është kryer nga studiues mjekësorë në një Universitet në Çikago, zbuloi se ekspozimi ndaj “ndriçimit të ambientit”, drita nga televizori – gjatë gjumit të natës dëmton funksionin tuaj kardiovaskular dhe rrit rezistencës tuaj ndaj insulinës.

“Rezultatet nga ky studim tregojnë se vetëm një natë e vetme e ekspozimit ndaj ndriçimit të moderuar të dhomës gjatë gjumit mund të dëmtojë glukozën dhe rregullimin kardiovaskular, të cilët janë faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës, diabetin dhe sindromën metabolike”, tha Phyllis Zee, shkruan Metro.co.uk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat