“Lajme të mira” për duhanpirësit, studimi: Nikotina nuk është faktor për sëmundjet

Shëndetësia

“Lajme të mira” për duhanpirësit, studimi: Nikotina nuk është faktor për sëmundjet

Më: 17 maj 2024 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Raporti i fundit i titulluar ‘No Smoke, Less Harm’, publikuar nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë të shëndetit, tregon se, pavarësisht se niveli i konsumit të nikotinës është i njëjtë, Suedia ka ndjeshëm norma më të ulëta të sëmundjeve që lidhen me duhanpirjen në krahasim me vendet e tjera evropiane.

Ky studim mbi shëndetin, flet për përqindjen e konsumit të nikotinës në Suedi në krahasim me vendet e tjera të unionit. Studimi konfirmon se përdorimi i nikotinës nuk është faktori kryesor në zhvillimin e sëmundjeve të lidhura me duhanin, por është pikërisht mënyra sesi e konsumojmë nikotinën ajo që ndikon në shëndetin e konsumatorëve – raporton media prestigjoze Business Wire.

Studimi tregon se pavarësisht se konsumi i nikotinës në Suedi nuk është më i ulët se mesatarja evropiane, vendi ka një normë 41% më të ulët të kancerit të mushkërive dhe gjysmën e vdekjeve nga sëmundjet që lidhen me duhanpirjen në krahasim me shtet e tjera të unionit.

‘Ndryshimi midis konsumit të duhanit dhe përdorimit të produkteve pa tym është thelbësor. Ndonëse nikotina krijon varësi ajo nuk shkakton sëmundje serioze që lidhen me duhanpirjen. Kërkimi ynë mbështet kalimin te alternativat më pak të dëmshme për ata duhanpirës që nuk arrijnë ta lënë plotësisht duhanin’’ – thotë profesori, Karl Fagerstrom, ekspert i shëndetit publik dhe bashkëpunëtor në përgatitjen e raportit ‘No Smoke, Less Harm’.

Masat edukative të ndërmarra në shëndetin publik dhe në kuadrin rregullator në Suedi ishin nxitësit kryesorë të kalimit te produktet alternative, të cilat ndikuan ndjeshëm në përmirësimin e shëndetit publik. Raporti thekson se miratimi i strategjive të ngjashme për reduktimin e dëmit mund të jetë vendimtar për vendet e tjera që luftojnë me efektet e dëmshme të tymit të duhanit.

“Përvoja suedeze tregon se të kuptuarit dhe adresimi i keqinformimit të publikut për nikotinën mund të çojë në politika shëndetësore që mbrojnë dhe informojnë më mirë konsumatorët,” përfundoi Fagerstrom. *Raporti ‘No Smoke, Less Harm’ është një kontribut i përbashkët i ‘Smoke Free Sweeden’ i cili është një rrjet global i përbërë nga ekspertë të shëndetit të cilët zhvillojnë zgjidhje për problemet që lidhen me shëndetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat