Mos i nënvlerësoni këto 10 shenja që tregojnë kancer

Shëndetësia

Mos i nënvlerësoni këto 10 shenja që tregojnë kancer

Më: 12 qershor 2016 Në ora: 16:37
Kolla e vazhdueshme

Një kollë e vazhdueshme, një plagë që nuk shërohet, rënie e pashpjegueshme në peshë dhe ndryshime në fshikzën urinare, mund të duken si të parrezikshme, por ekspertët këshillojnë që këto shenja të mos neglizhohen, ashtu sikurse edhe 6 ndryshime të tjera kyçe në trupin e njeriut, pasi mund të jenë tregues se jeni prekur nga kanceri.

Në shumë raste, kapja në kohë e kancerit do të thotë shpëtim të jetës.

Një sondazh i realizuar nga “Cancer Research UK”, vitin e shkuar, zbuloi se gati gjysma e atyre që shfaqnin një prej simptomave të prekjes nga kanceri, nuk bënin vizitë te mjeku, pasi i konsideronin si “të parëndësishme”.

Ndër treguesit është rënia e pashpjegueshme në peshë, që mund të sugjerojë disa lloje formash të sëmundjes, përfshirë kancerin në mëlçi.

Dhimbja e pashpjegueshme dhe e vazhdueshme mund të tregojë se vuani nga kanceri në pankreas.

Më poshtë po ju sjellim 10 simptomat e njohura globalisht si tregues të kancerit. Ekspertët këshillojnë që, nëse ndonjë pjesëtar i familjes tuaj vuan nga një prej tyre, duhet menjëherë të lini një takim tek mjeku.

Kollë e vazhdueshme, shenjë se mund të vuani nga kanceri në mushkëri.

Ndryshimi i një nishani, simptomë që m und të tregojë kancer të lëkurës.

Çrregullime në zorrë, shenjë për prekje nga kanceri në zorrë.

Një plagë që nuk shërohet, që mund të jetë shenjë e disa lloje kanceri.

Vështirësi e vazhdueshme në gëlltitje, shenjë se vuani në kanceri në ezofag.

Rënie e pashpjegueshme në peshë, shenjë që tregon lloje të ndryshme kanceri.

Ndryshime të vazhdueshme në fshikzë, shenjë për prekjen nga kanceri në fshikzë ose në prostatë.

Një kokërr/gjëndër e pashpjegueshme, që sugjeron disa lloje kanceri.

Dhimbje e vazhdueshme dhe e pashpjegueshme, një tregues për disa lloje kanceri.

Gjakderdhje e pashpjegueshme. Simptomë që sugjeron kancer në zorrë, qafë të mitrës etj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat