Ecni një orë në ditë dhe zgjateni jetën, thonë shkencëtarët

Shëndetësia

Ecni një orë në ditë dhe zgjateni jetën, thonë shkencëtarët

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 22:38
Ilustrim

Zemra, sëmundjet e arterieve dhe kanceri janë dy shkaqet më të mundshme të vdekjes të lidhura me një mënyrë jetese jo aktive.

Një orë aktivitet fizik në ditë është e mjaftueshme për të larguar  efektin vdekjeprurës, gjatë kohës që qëndroni ulur prapa një tavolinë në zyrë apo duke shikuar TV, ka treguar hulumtimi.

Shkencëtarët të cilët analizuan të dhënat mbi një milion burra dhe gra, kanë gjetur se të qëndruarit ulur për më shumë se tetë orë në ditë, pa ushtruar rritë ndjeshëm rrezikun për të vdekur më herët.

Njerëzit në këtë grup, i cili përfshinte mijëra punonjës në zyre, ishte deri në 60 për qind më shumë gjasa të vdesin para kohe se individët më aktivë dhe më pak të ulur.

Zemra, sëmundjet e arterieve dhe kanceri janë dy shkaqet më të mundshme të vdekjes të lidhura me një mënyrë jetese jo aktive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat