Ja metoda natyrale për të luftuar kancerin

Shëndetësia

Ja metoda natyrale për të luftuar kancerin

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 08:51
Vaji i ullirit

Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi se vaji i ullirit ka aftësinë për të parandaluar dhe luftuar tumoret.

Sipas studiuesve të Universitetit të Barit, varietetet e vajit të ullirit janë të pasura me polifenole, të cilat kanë një efekt pozitiv në shëndetin e njeriut, për shkak të vetive anti-imflamatore dhe anti-tumorale.

Studiuesit thonë se ky përfundim hap rrugën për shumë studime të tjera të mëtejshme, pasi çdo varietet mund të konsiderohet një lloj i veçantë ushqimi. Sipas tyre, në të ardhmen, restorantet mund të kenë menunë e vajrave, siç kanë sot atë të verës, në mënyrë që çdo klient të zgjedhë llojin e vajit të ullirit në bazë të efekteve të pritshme pozitive në organizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat