Njerëzit që mbijetojnë nga kanceri më pas vuajnë nga depresioni

Shëndetësia

Njerëzit që mbijetojnë nga kanceri më pas vuajnë nga depresioni

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 18:48
Ilustrim

Sipas një raporti të Macmillan Cancer Support, më shumë se 170 mijë njerëz në Britani të Madhe që u diagnostifikuan me kancer në 40 vitet e fundit janë ende gjallë.

Personat e prekur nga kanceri kanë dyfish më shumë gjasë që të shpëtojnë në krahasim me ata që u diagnostifikuan me kancer në vitet 1970.

Sipas tyre arsyet pse njerëzit po i mbijetojnë kësaj sëmundje janë trajtimet si dhe diagnozat e hershme.

Por sipas këtij raporti të cilin e kanë quajtur “Kanceri atëherë dhe tani”, shumë persona të cilët i mbijetojnë kancerit kanë tendencë më pas të vuajnë nga depresioni.

Gjithsej 652 mijë njerëz në Britani të Madhe janë duke vuajtur nga depresioni pas trajtimeve për kancer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat