Grupi i gjakut AB lidhet me humbjen e të mbajturit në mend

Shëndetësia

Grupi i gjakut AB lidhet me humbjen e të mbajturit në mend

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 09:18
Ilustrim

Pos që bart rrezik më të lart nga pika në tru, grupi i rrallë i gjakut AB bart rrezik më të madh të zhvillimit të demencias në moshën e shtyrë të jetës, theksojnë shkencëtarët e Fakultetit të Mjekësisë në Vermont.

Se sa të freskët e keni mendjen në moshën 65 vjeçare mund të jetë totalisht jashtë kontrollit tuaj, por të varet nga grupi i gjakut. Njerëzit me tip gjaku AB, tipit më të rrallë, mund të përballen me një rrezik të lartë të humbjes së kujtesës gjatë jetës, thotë studimi i ri.

Studiuesit i kërkuan më tepër se 1000 njerëzve mbi 45 vjeç të bënin teste konjitive dhe kujtese, p.sh. të mësonin dhe më pas të rikujtonin një listë me 10 fjalë, më pas i morën secilit nga një mostër gjaku.

Pasi i ndoqën pjesëmarrësit për 3.4 vjet, shkencëtarët zbuluan se ata me tip gjaku AB kishin 82% më tepër mundësi për një përkeqësim të kujtesës.

Kjo nuk është hera e parë që grupi i gjakut influencon probleme shëndetësore. Në një studim të 2014-ës, bërë në Pakistan, u arrit në përfundimin se njerëzit me grup gjaku A kanë risk më të lartë për të vuajtur nga sëmundjet e zemrës.

Një tjetër studim tregon se njerëzit me grup A gjaku janë të predispozuar të vuajnë nga kanceri oral, ezofageal dhe i gjëndrave të pështymës, ndërsa ata me grup gjaku B kanë risk më të lartë për kancer në laring.

Por, a duhet të bien pre e panikut individët me tip gjaku AB?
Ende jo. Lidhja e gjetur është shumë e vogël dhe zbulimet duhet të konfirmohen edhe nga studime të tjera.

Gjithsesi duhet të bëni kujdes me stilin e jetesës. Mbani dietë të shëndetshme ushqimore, bëni shtrime fizike, mos pini duhan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat