Ja zgjidhja nëse temperaturat e larta ju pengojnë të merreni me sport

Shëndetësia

Ja zgjidhja nëse temperaturat e larta ju pengojnë të merreni me sport

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 11:10
Ilustrim

Për aktivitetet tuaja fizike nuk duhet të bëhet pengesë  as dielli dhe as vapa e kësaj stine.

Nëse e adhuroni ajrin e freskët, natyrën dhe aktivitetet fizike, atëherë nuk keni pse të kushtëzoheni prej vapës që e karakterizon stinën e verës.

Ja disa këshilla të vlefshme:

Pak rëndësi ka se ku do ta zhvilloni aktivitetin tuaj fizik, në palestër ose jashtë, e domosdoshme është që të pini shumë. Merrni me vete një shishe të madhe. Mos e harroni asnjëherë këtë detaj.

Edhe pse me temperaturat e larta uria ikën, ju gjithsesi nuk duhet ta nënvlerësoni një ushqyerje korrekte. Fillojeni me një mëngjes të pasur me bazë qumështin, kosin e frutave ose lëngun e një frute të freskët. Në drekë mos harroni të konsumoni proteina dhe karbohidrate në mënyrë ekuilibruar. Hani sa më shumë fruta të freskëta e sallatë gjatë darkës. Të gjitha këto do t’ju furnizojnë me energjinë e nevojshme për t’u marrë me sport edhe gjatë verës.

Aktivitetet tuaja fizike duhet t’i bëni gjatë orëve të para të mëngjesit ose në mbrëmje. Perfekte do të ishte të bënit vrap në bregdet.

Sigurisht, nuk  duhet të teproni me trashësinë e veshjeve sportive. Në dyqane mund të gjeni rroba të posaçme transparente të cilat thithin djersën duke ju mbajtur gjithmonë të freskët. Nëse sportin e praktikoni në jashtë ambienteve të mbyllura, mos harroni që lëkurën tuaj ta mbroni me krem kundra diellit. Me vete merrni edhe një kapele.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat