4 mënyra efektive për të parandaluar dhe lehtësuar dhimbjet gjatë ciklit menstrual

Shëndetësia

4 mënyra efektive për të parandaluar dhe lehtësuar dhimbjet gjatë ciklit menstrual

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 17:30
Ilustrim

Shumica e femrave i mendojnë dhimbjet nga menstruacionet si një vuajtje që duhet ta përjetojnë çdo muaj. Lajmi i mirë: Ka disa mënyra për të parandaluar dhimbjet që para se t’ju vijnë menstruacionet.

Ja disa mënyra të provuara nga femrat. Nëse as këto mënyra nuk funksionojnë për të qetësuar dhimbjen, atëherë duhet të konsultoheni me një doktor. Dhimbjet mund të jenë shenjë e një gjendjeje më të rëndë, si endometrioza, për shembull.

Qëndro në formë

Femrat që bëjnë stërvitje rregullisht kanë më pak ose aspak dhimbje kur ju vijnë menstruacionet. “Stërvitja ndihmon për gjithçka, gjithsesi ne i këshillojmë femrat të kryejnë aktivitet fizik që të mos kenë dhimbje gjatë ciklit menstrual”, rekomandon Mary Jane Minkin, profesoreshë e obstetrikës dhe gjinekologjisë tek Shkolla Mjekësore Yale.

Merrni mjaftueshëm kalcium

Kalciumi forcon kockat dhe parandalon osteoporozën. Ka gjithashtu prova që vërtetojnë se kjo lëndë ushqyese mund të parandalojë dhimbjet gjatë ciklit menstrual. Merrni rreth 1000 mg kalcium nga ushqimet çdo ditë (1,200 mg nëse jeni më shumë se 50 vjeç).

 Akupunkturë për dhimbjet gjatë ciklit menstrual

Akupunktura (mënyrë mjekimi, që zbatohet duke shpuar me gjilpëra të posaçme të sëmurin në pjesë të ndryshme të trupit, shpim me gjilpërë) përdoret gjerësisht nga njerëzit për të trajtuar dhimbjet. Instituti Kombëtar i Shëndetit e rekomandon atë edhe për dhimbjet gjatë ciklit menstrual. Metoda është edhe më efektive nëse e kombinoni me bimë mjekësore.

Provoni masazhin me aromaterapi

Masazhoni trupin me vajrat e livandës, trëndafilit dhe sherbelës për të lehtësuar dhimbjet gjatë ciklit menstrual. Sipas një studimi nga hulumtuesit shkencorë britanikë dhe koreanë, ky trajtim funksionon me 1/3 për lehtësimin e dhimbjeve.

Mbani ilaçe me vete

Medikamentet anti-inflamatore si ibuprofeni dhe naproxeni pengojnë prodhimin e prostaglandinës (substanca kimike që shkakton dhimbjet) në trup. Këto ilaçe duhet t’i përdorni kur keni dhimbje të shumta gjatë ciklit menstrual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat