E keni grupin e gjakut “A”, ja ushqimet që duhet dhe nuk duhet t’i hani

Shëndetësia

E keni grupin e gjakut “A”, ja ushqimet që duhet dhe nuk duhet t’i hani

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 18:16
Ilustrim

Të kanë ardhur në majë të hundës dietat e mundimshme pas të cilave rifiton menjëherë kilet që mezi ke hequr? Ka një zgjidhje tjetër, shumë më të shëndetshme dhe praktike, që të bën të humbasësh peshën në menyrë natyrore.

Ajo që duhet të bësh, është thjesht të mësosh grupin tënd të gjakut dhe në këtë mënyrë të zbulosh ushqimet që të bëjnë mirë, në mënyrë që të luftosh stresin dhe kilet e tepërta, pa pikën e sforcimit.

Stresi të dëmton dhe efektet e tij bien menjëherë në sy mbi trup. Të dobëson ose të shëndosh. Gjithsesi, sido që të jetë ndikimi mbi peshore, stresi bën që njerëzit me këtë grup gjaku të mos i tresin ushqimet në mënyrën e duhur.

Ushqyerja ideale

Evito sa të mundësh produktet me origjinë shtazore: mishin, qumështin e lopës, vezët… nuk janë ata të duhurit për organizmin tënd. Gjithsesi, mos e bazo dietën vetëm në produktet bimore, ke gjithsesi nëvojë për proteina dhe për këtë të rekomnadojmë peshqit më të dhjamur (përshembull salmoni). 

Ushqimet më të mira dhe më të këqija për grupin A

Mishi
Të rekomandojmë: pulën, pulëhinën dhe gjelin e detit
Të çkëshillojmë: bullin, rosën, patën, qingjin, dashin, thëllëzën, fazanin, derrin, lepurin, viçin dhe shpezët e egra në përgjithësi.
Këshilla jonë: zgjidh mishrat e bardha por mos e teproni me sasinë e tyre. Kujtohu gjithmonë se stomaku mezi ta tret këtë ushqim.

Peshku
Të rekomandojmë: merlucin, skumbrinë, sardelen, troftën.
Nuk ju këshillojmë: açuget, levrekun, ngjalën, kernin, troftën e detit, harengat, salmonin e tymosur, oktapodin, gjuhëzën dhe frutat e detit

Bulmetrat

Të rekomandojmë: djathin e bardhë, djathrat e dhisë, qumështin e dhisë, mocarelën, gjizën, djathërat e deles, kosin (me bazë qumështi dhie, lope dhe deleje).
Nuk ju këshillojmë: gjalpin, qumështin e lopës dhe të gjithë djathrat me qumësht lope.

Vezë
Këshilla jonë: mund t’i hash, megjithatë është mirë që jo më shumë se tre kokrra në javë.

Vajrat
Të rekomandojmë: vajin e lirit, të ullirit, të susamit, të lulediellit, të bajameve dhe të kokrrave të grurit.
Të çkëshillojmë: vajin e misrit.

Ushqimet vajore
Të rekomandojmë: arrat e Brazilit, lajthitë dhe fistiqet.
Këshilla jonë: përpiqu të heqësh fare nga menyja ditore kikirikët apo farat e shtypura të lirit.

Ushqime me bazë bishtajore 
Të rekomandojmë: bathët, fasulet e kuqe, thjerrëzat, fasulet e bardha, pllaqitë.

Drithërat:
Të rekomandojm: krundet dhe çdo produkt gruri.

Perimet
Të rekomandojmë: patëllxhanet, lakrën, kaparinën, ullinjtë e zinj, specat, specin djegës, patatet, ravenën, domatet.

Frutat
Të rekomandojmë: bananet, arrën e kokosit, pjeprin, mangon, papajën, mandarinën, portokallin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat