Këto janë ushqimet që e largojnë nikotinën nga trupi juaj

Shëndetësia

Këto janë ushqimet që e largojnë nikotinën nga trupi juaj

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 19:19
Ilustrim

Nikotina është kimikati i cili e bën kaq të vështirë lënien e duhanit. Është një nga kimikatet më të njohura për njerëzimin e cila krijon varësi dhe konsumohet në tërë botën ndër shekuj.

Nikotina është një simulant që mund të bllokoj qelizat e muskujve dhe ato nervore të kryejnë funksionin e duhur. Bima e duhanit prodhon nikotinë që mund të rris rrahjet e zemrës, shtypjen e gjakut si dhe rrit rrezikshmërinë për sulm.

Edhe pse ekzistojnë ndalesa për pirjen e duhanit, parandalime shëndetësore dhe fakte shkencore të cilat tregojnë se sa e dëmshme është pirja e duhanit, njerëzit megjithatë zgjedhin ta konsumojnë atë.

Nëse jeni duhanpirës ekziston mundësia të largoni nikotinën nga trupi juaj duke konsumuar ushqime të ndryshme. Dhjetë nga këto ushqime mund ti shihni më poshtë.

1. Brokoli

Brokoli përmban vitaminat B5, C dhe B të cilat ndihmojnë në rregullimin e shumë funksioneve në trupin tonë.

2. Portokalli

Konsumimi i nikotinës ul nivelet e vitaminës C, ndërsa konsumimi i portokallit rregullon dhe rrit nivelet e kësaj vitamine.

3. Spinaq

Spinaqi përmban acid folik përndryshe vitamina B9, qe është e njohur për largimin e nikotinës nga trupi.

4. Karrota

Karrota rimbush nivelet e vitaminave A,C dhe K duke ndihmuar forcimin e mbrojtjes natyrale të trupit tuaj.

5. Shega

Pirja e duhanit rrit rrahjet e zemrës, shtypjen e gjakut dhe ul nivelet e oksigjenit në trupin tuaj. Për të larguar këto simptoma duhet të konsumoni shegë e cila gjithashtu ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe.

6. Lakër jeshile

Lakra jeshile është burim natyral i antioksidantëve të cilët ndihmojnë trupin tuaj të lirohet nga nikotina e padëshirueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat