Katër gjëra që mund t’i bëni me mollën

Shëndetësia

Katër gjëra që mund t’i bëni me mollën

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 18:38
Ilustrim

Do të habiteni se sa shumë gjëra mund të bëni me një mollë në ditë, por që nuk lidhet vetëm me ngrënien e saj.

Forcon shkëlqimin e lëkurës së fytyrës

Trajtojeni lëkurën tuaj me një maskë molle freskuese të përgatitur në shtëpi. Fruti i mollës lëmon lëkurën dhe falë aciditetit largon rrudhat.

Ja si të përgatisni një recetë për fytyrën me mollë:

Në një blender, grini 1 mollë jeshile të prerë në copa të vogla paraprakisht, duke përfshirë edhe lëkurën, bashkë me  50 gramë rrush jeshil të prerë. Shtoni 1 lugë gjelle lëng limoni dhe 60 ml aloe vera, dhe vazhdoni grirjen në blender derisa të arrini një masë homogjene dhe të trashë. Aplikojeni këtë maskë në fytyrë, qafë dhe dekolte; prisni 15 minuta, pastaj lajeni me ujë të ngrohtë.

Por mos harroni. Para se të aplikoni këtë maskë, testojeni në një zonë të vogël të fytyrës ose qafës për t’u siguruar që nuk bën reaksion në lëkurë.

Ndihmon frymëmarrjen

Mendohuni mirë përpara së të qëroni lëkurën e mollës pasi të lexoni këtë artikull. Lëkura e mollës është e pasur me një antioksidant që quhet quercetin, i cili mbron mushkëritë nga ndotja.

Një studim i kryer nga Shkolla Mjekësore St. George Hospital në Londër ka zbuluar se mushkëritë e njerëzve që konsumojnë pesë ose më shumë mollë në javë, funksionojnë më mirë se sa ata që nuk veprojnë kështu. Kështu që, fusni çdo ditë në çantë nga një mollë para se të niseni për në punë.

Ripërtërin skalpin

Thuaji lamtumirë zbokthit. Uthulla e mollës, besohet se lufton bakterin që shkakton zbokthin, thotë Cal Orey, autor i librit “Fuqitë shëruese të Uthullës”.

Provoni këtë recetë. Masazhoni direkt në lëkurën e kokës, disa lugë gjelle uthull molle. Lëreni të veprojë për 1 minutë dhe pastaj shpëlajeni me ujë të vakët.

Hollon belin

Zëvendësoni tek keku juaj gjysmën e sasisë së gjalpit ose vajit me 250 g brumë molle dhe do të keni një ëmbëlsirë të shijshme, kremoze dhe me pak yndyrë, thotë Samantha Heller, eksperte e ushqyerjes. Brumi i mollës është pa yndyrë dhe kolesterol , për më tepër shumë i shëndetshëm për organizmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat