8 shenjat e qarta të kancerit në mushkëri

Shëndetësia

8 shenjat e qarta të kancerit në mushkëri

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 18:30
Ilustrim

Kanceri në mushkëri është një nga llojet më të rrezikshme të kancerit – me mijëra njerëz në botë që diagnostikohen çdo vit.

Një koll i thjeshtë, një ndjenjë lodhjeje dhe humbja e apetitit mund të ngatërrohen me ndonjë virus dhe madje edhe grip.

Por këto simptoma mund të jenë gjithashtu edhe shenjë e diçkaje më serioze – sidomos pasi që simptomat e këtij kanceri nuk vërehen shumë derisa sëmundja të përparojë.

Kështu, cilat janë shenjat që duhet t’i dini të kësaj sëmundjeje? Më poshtë i kemi renditur tetë shenjat kryesore.

Simptomat e kancerit në mushkëri përfshijnë:

-       Të kesh një koll shumicën e kohës

-       Një ndryshim në kollin që e keni pasur për një kohë të gjatë

-       Shkurtim i frymëmarrjes

-       Koll me gëlbazë me shenja të gjakut në të

-       Një dhimbje në gjoks ose shpatull

-       Humbje të apetitit

-       Lodhje

-       Humbje peshe

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat