Si ndërlidhen me njëra-tjetrën mosha, kanceri dhe sëmundjet e zemrës?

Shëndetësia

Si ndërlidhen me njëra-tjetrën mosha, kanceri dhe sëmundjet e zemrës?

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 16:11
Ilustrim

Mosha në të cilën mbijetuesit e kancerit diagnostikohen me sëmundjen e tyre mund të ndihmojë në parashikimin e rrezikut të tyre për vdekjen nga sëmundjet e zemrës.

Pacientët e diagnostikuar në moshë të re me kancer mund të ballafaqohen me rreziqe më të mëdha të sëmundjeve të zemrës, thonë autorët e studimit.

Besohet që trajtimi i kancerit e rritë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës më vonë, e veçanërisht mes mbijetuesve të kancerit në moshën e adoleshencës, atyre të kancerit të gjirit etj.

Ky studim i ri, i publikuar me shtatë nëntor në Curculation, ka eksploruar në qoftë se mosha e diagnostikimit me kancer mund të ndikojë në rreziqet serioze të zemrës.

Studimi ka analizuar të dhënat e më shumë se 200,000 mbijetuesve të kancerit në Britaninë e Madhe dhe ka zbuluar se 6 për qind e vdekjeve i atribuohen sëmundjeve të zemrës.

Dhe, pacientët e diagnostikuar me kancer gjatë adoleshencës kishin rrezik shumë më të madh të vdisnin nga sëmundjet e zemrës sesa personat që nuk kishin kancer.

Ata të diagnostikuar me kancer në moshën 35 deri në 39 vjet kishin vetëm 1.2 herë më shumë rrezik të sëmundjeve të zemrës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat