Stresi, shkaktar i shtimit në peshë

Shëndetësia

Stresi, shkaktar i shtimit në peshë

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Stresi ndikon në gjendjen tuaj emocionale dhe fizike. Përveç plakjes, stresi shkakton edhe efekte anësore. Kjo sëmundje mund të ndikojë negativisht edhe në peshën tuaj.

Më poshtë do të gjeni disa prej mënyrave kur stresi ndikon në peshën tuaj.

Prej stresit rriten hormonet e oreksit

Gjatë momentit që hormonet e oreksit fillojnë të reagojnë, ju ndiheni mjaft energjik dhe ju duket se ushqimi është zgjidhja e çdo problemi.

Ju dëshironi të hani ushqime të gatshme.

Kur jeni të stresuar rritet niveli i kortizolit, i cili ndikon negativisht në dietën tuaj. Ju dëshironi të hani ushqime me shumë kalori dhe të shpejta.

Stresi ngadalëson metabolizmin tuaj

Njerëzit kur janë të stresuar djegin më pak kalori dhe kanë nivele të larta të insulinës, e cila kontribuon në ruajtjen e yndyrës.

Stresi ndikon në ciklin e gjumit

Të gjithë e dimë që kur keni probleme nuk mund të flini, gjithashtu pagjumësia shkakton shtim në peshë. Mungesa e gjumit mund të prishë funksionimin e ghrelin dhe leptin, të cilat janë substanca kimike që kontrollojnë oreksin.

Nuk mund të hani

Prej stresit nuk  mund të hani dhe kjo sjell ndryshime në peshë, ngadalësim të metabolizmit, ulje të nivelit të sheqerit në gjak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat