3 ushqimet më të mira për forcimin e kockave

Shëndetësia

3 ushqimet më të mira për forcimin e kockave

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 15:23
Ilustrim

Me kalimin e moshës kockat fillojnë të dobësohen, ashtu si edhe të gjitha organet e tjera. Mënyra e vetme për t’i mbajtur ato të fortë është ushqyerja e shëndetshme dhe të qenët sa më aktiv.

Për të parandaluar osteoporozën është e rëndësishme të kujdesemi për dietën ushqimore që në moshë të hershme. Gjatë adoleshencës është e rëndësishme gjithashtu të qenët aktivë fizikisht, pasi kjo mënyrë jetese promovon rritjen dhe zhvillimin e kockave.

Këto janë 3 ushqimet më të mira për forcimin e kockave: Brokoli, susami dhe

Brokoli është më mirë të konsumohet i freskët

Brokoli i përket familjes së perimeve të gjelbërta, gjë që do të thotë se ajo është e pasur me minerale dhe proteina, sidomos kalcium. Është më mirë të konsumohet e freskët, si një sallatë. Mund edhe ta skuqni ose ta zieni, por duhet pasur parasysh që në këtë gjendja ajo humbet shumë nga përbërësit kryesor. Bollëku i mineraleve, kalciumit, magnezit, kaliumit dhe hekurit e vendos brokolin në majën e grafikut të ushqimeve për të ruajtur mirëqenien e kockave në përgjithësi.

Para se ta përfshini në gatime të ndryshme, bokolin mund ta njomni me pak ujë të kripur, e cila ka vluar për 5-6 minuta. Në këtë mënyrë ai ruan dhe shumë nga përbërësit kryesor si dhe merr një shijë më të mirë.

Mund ta shoqëroni brokolin me:

Fara susami pikante dhe lëng limoni

Një supë të shijshme me lulelakër si dhe erëza sipas dëshirës

Në formën e një omëlete, ku përdoret brokoli i copëtuar hollësisht

Mbi makarona të gatuara si garniturë dhe me pak vaj ulliri

Susam me kos

Susami është një nga plotësuesit më të fuqishëm në dietën kundër osteoporozës, ndërsa vaji i susamit konsiderohet i një cilësie shumë të lartë dhe shpesh herë përdoret si një zëvendësues i vajit të ullirit. Ai është i pasur me kalcium, magnez,bakër dhe selen. Për personat që nuk kanë mjaftueshëm kalcium në trup, susami është zgjedhja e duhur. Hidhni një lugë fara susami në një gjysmë gote me kos dhe lëreni gjatë gjithë natës. Në mëngjes konsumojeni me stomakun bosh dhe përsëriteni procesin vazhdimisht.

Konsumoni banane të pjekura mirë

Banania është shumë efektive kundër osteoporozës sepse është e pasur me minerale: kalium, magnez, forfor si dhe acid folik. Është interesant fakti që shkencëtarët insistojnë në konsumimin e bananeve të pjekura aq shumë sa kanë filluar të formojnë pika të zeza në sipërfaqe.

Bananet mund të konsumohen edhe të thara, gjë e cila e përmirëson më shumë metabolizmin, duke qenë se të gjithë  përbërësit  e nevojshëm gjenden në sasi më të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat