'Më dhemb barku ose koka', përse fëmijët refuzojnë të shkojnë në shkollë?

Shëndetësia

'Më dhemb barku ose koka', përse fëmijët refuzojnë të shkojnë në shkollë?

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 11:53
Ilustrim

Pas një fundjave të përsosur me shëndet dhe humor të mirë, të hënën në mëngjes djali ose vajza juaj ju thotë se nuk ndihet mirë dhe se nuk është në gjendje të shkojë në shkollë. Çdo të hënë e njëjta histori: kam dhimbje barku ose dhimbje koke.

Pa diskutim që të gjithë prindërit janë përballur me këto simptoma imagjinare të fëmijëve të tyre të paktën një herë në jetë.

Nënat besojnë se është vetëm një trillim i fëmijëve, por nganjëherë është një fobi e vërtetë dhe shkolla kthehet në makth për fëmijët.

“Kur duhet të kthehesh në shkollë pas një pauze siç mund të jetë fundjava, apo pas festave dhe pushimeve verore, fëmijët qoftë të shkollës fillore, të 9 vjeçare apo të mesmes, kanë siklet të braktisin kënaqësinë e të ndenjurit në shtëpi,” thotë psikologia Francesca Snatarelli.

Fëmijët më të vegjël kanë vështirësi për të shprehur ndjenjat e tyre të trishtimit kur u duhet të shkëputen nga prindërit dhe argëtimi në shtëpi. Kjo ndjenjë trishtimi shpesh mund të shprehet përmes simptomave fizike afat shkurtra.

Për shkak se fëmijët shpesh kalojnë momente të vërteta ankthi, mbështetja e prindërve është jetike. Duhet thjesht të tregohet qetësi në këto raste, duke dëgjuar dhe duke i ofruar siguri fëmijës për normalitetin e këtyre ndjesive.

Gjëja e parë që prindërit duhet të bëjnë është të kuptojnë përse fëmija refuzon të shkojë në shkollë.

Gjithashtu e rëndësishme është që prindërit të kenë një dialog të vazhdueshëm me mësuesit, për të kuptuar nëse fëmija është keqtrajtuar, ka një marrëdhënie të keqe me shokët, apo nëse është i paaftë për t’u integruar.

Gjithashtu prindërit duhet t’i edukojnë fëmijët me artin dhe kulturën, duke i dërguar në muze dhe galeri arti,  udhëtime në fshat, kinema, teatër kukullash, lexime, me fjalë të tjera duke nxitur dashurinë për kulturën dhe studimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat