Stresi shkakton kancerin?

Shëndetësia

Stresi shkakton kancerin?

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 08:30
Ilustrim

Shkencëtarët amerikanë pohojnë që njerëzit anksiozë, si dhe ata që shpesh janë të ekspozuar ndaj stresit, por nuk dinë të përballen me të, kanë rrezik më të madh nga krijimi i kancerit.

Hulumtimi është kryer në minjtë laboratorikë, të cilët tregojnë sjellje anksioze, siç është shmangia e hapësirave të errëta ose të hapura. Të gjithë minjtë, anksiozë apo të qetë, pastaj i janë ekspozuar rrezatimit ultraviolet në nivelin në të cilin njerëzit i ekspozohen gjatë ekspozimit të tepruar të diellit.

Pas disa muajve të dy grupet e minjve kanë zhvilluar tumor të lëkurës, por minjtë anksiozë kanë zhvilluar numër dukshëm më të madh të tumoreve, për dallim nga minjtë e qetë. Hulumtimi është publikuar në revistën “PLOS One”.

Stresi dhe ankthi shpesh lidhen me problemet shëndetësore. Ky është hulumtimi i parë i cili ka gjetur lidhjen në mes stresit, ankthit dhe rrezikut të shtuar nga zhvillimi i kancerit.
Udhëheqësi i hulumtimit, dr. Firdaus Dhabhar, ka deklaruar se si “ky hulumtim tregon që stresi dhe ankthi i kontribuojnë zhvillimit të kancerit”.

Ekspozimi ndaj burimeve të nervozizmit shpesh nuk mund të shmanget, por është e nevojshme të mësohemi të përballemi me të. Kyç është që të bëni diçka që ju relakson për të parandaluar efektin negativ të stresit.
Pa dyshim janë të nevojshme hulumtime të tjera për të përcaktuar nëse rezultatet e këtij hulumtimi mund të vlejnë edhe tek njerëzit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat