Ja nga se vuajnë më shumë të rinjtë

Shëndetësia

Ja nga se vuajnë më shumë të rinjtë

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 08:27
Ilustrim

Sipas një raporti të fundit, ankthi dhe frika po bëhen gjithnjë e më të përhapura në SHBA, madje duke lënë pas edhe sëmundjet e kancerit.

Bëhet fjalë për çrregullimin e përgjithshëm të gjendjes emocionale, ankthin social dhe çrregullime të panikut të cilat thuhet se prekin rreth 18% të popullsisë mbi moshën 18 vjeç, duke i bërë kështu sëmundjet më të zakonshme.

Ankthi, sipas statistikave, ka kaluar edhe depresionin pasi më shumë se 50% e studentëve në universitete vizitojnë klinikat dhe raportojnë sëmundjen e ankthit.

Universiteti Qendror i Floridas është duke testuar një aplikacion të ri online të quajtur “Tao Connect”, për trajtimin e ankthit. Ai përfshin një program rreth sjelljes dhe i lejon nxënësit të kryejnë një video konferencë me një terapist.

Programi, i zhvilluar me mbështetje nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (NSF), pretendon se mund të ofrojë “trajtim efektiv më të shpejtë dhe gjysmën e kostos së përgjithshme sesa trajtimi tradicional ballë për ballë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat