Këto janë ushqimet që nuk duhet të hani nëse i jepni gji një fëmije

Shëndetësia

Këto janë ushqimet që nuk duhet të hani nëse i jepni gji një fëmije

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 18:55
Ilustrim

Gjatë ushqyerjes me gji nëna duhet të tregohet e kujdesshme në lidhje me ushqimet që konsumon, kjo pasi disa prej tyre mundtë shkaktojnë shqetësime tek fëmija. Disa ushqime mund të ndryshojnë shijen e qumështit tuaj, dhe pavarsisht se këto ushqime mund t’i keni konsumuar edhe në shtatëzani, fëmija mund të refuzojë t’i shijojë në qumështin tuaj. Megjithatë duhet të dini se ushqime të ndryshme shkaktojnë shqetësime të ndryshme për fëmijë të ndryshëm.

Si ta kuptojmë kur një ushqim i caktuar ka shkaktuar shqetësim tek fëmija?
Tek fëmija mund të shfaqet: diarre ose konstipacion, gazra dhe fryrje barku, simptoma të kolikave, parehati, irritim, rrufë (rrjedhje hundësh), ekzemë ose skuqje të lëkurës si edhe refuzim të qumështit.
Cilat janë ushqimet që shkaktojnë më shpesh shqetësime tek fëmija?
Gruri, produktet e qumështit, pijet me gaz, lakra (edhe ajo e brukselit), agrumet, ushqimet me veprim laksativ, ushqimet me shumë sheqer, sasitë e mëdha të frutave. Kujdes gjithashtu edhe me peshkun e përmasave të mëdha pasi përmban shumë mërkur.
Po kafeina?
Kafeina kalon tek fëmija nëpërmjet qumështit dhe për këtë arsye duhet të konsumoni maksimumi 1 filxhan kafe apo çaj në ditë, sidomos nëse fëmija është më i vogël se 6-të muajsh. Kujdes edhe çokollatën dhe pijet me gaz që përmbajnë kafeinë.

Ja çfarë thonë nënat…
• Fëmijë të ndryshëm reagojnë ndryshe ndaj disa ushqimeve, megjithatë mendoj se ushqimet më problematike janë ato me përmbajtje acide, duke përfshirë këtu edhe domatet. Kujdes me lëngjet e frutave.
• Mendoj se fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj: domates, qepës dhe çokollatës. Mendoj se nënat që ushqejnë me gji duhet t’i evitojnë.
• Nëse nëna do të pijë kamomil, atë do ta marrë edhe fëmija, kështu ai do të ndihet më i qetë. Kjo është më mirë se konsumimi në mënyrë direkte nga fëmija, gjë e cila duhet evituar gjatë muajve të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat