Kjo është mënyra për të luftuar infeksionet

Shëndetësia

Kjo është mënyra për të luftuar infeksionet

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 14:41
Ilustrim

Sipas shkencëtarëve drita e diellit na bën mirë për shëndetin duke i dhënë energji sistemit tonë imunitar.

Një studim i ri thotë se drita e diellit i jep mundësi qelizave që na mbrojnë nga infeksioni, të lëvizin më shpejt.

Qëndrimi në diell i mundëson trupit tonë prodhimin e vitaminës D, e cila ndihmon në luftimin e astmës, kancerit të gjoksit dhe depresionit.

Në studimin e ri u zbulua se drita aktivizonte peroksidin e hidrogjenit, që i hapte rrugën qelizave mbrojtëse. Shmangia nga drita e diellit jep të njëjtin efekt në organizëm si pirja e cigares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat