Studimi i ri: Kjo është arsyeja kryesore e prekjes nga kanceri

Shëndetësia

Studimi i ri: Kjo është arsyeja kryesore e prekjes nga kanceri

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 23:36
Ilustrim

Pjesa më e madhe e rasteve të prekjes nga kanceri vijnë si pasojë e një jete jo të shëndetshme, më shumë sesa për shkak të geneve. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë një grup shkencëtarësh në SHBA.

Të dhënat e reja tregojnë se, faktorë të tillë si ambienti që na rethon, rrezatimi, duhani dhe sëmundjet, luajnë një rrol shumë më të madh sesa AND – ja, në zhvillimin e kancerit.

Studiuesi thonë se mbi 90 përqind e rasteve të prekjes nga kanceri mund të parandaloheshin nëse të gjithë këto faktorë do të mund të evitoheshin.

Sipas tyre, zakone të shëndetshme si mospirja e duhanit, të paturit një peshë trupore të ekuilibruar, të ngrënit shëndetshëm dhe konsumimi i sa më pak alkool, nuk garantojnë se nuk do të prekeni nga kanceri, por këto faktorë ulin në mënyrë dramatike rrezikun për t’u prekur nga sëmundja.

Vitin e shkuar, një tjetër studim doli në përfundimin se pjesa më e madhe e rasteve të kancerit shkaktohen nga probleme të AND – së, që gjenerohen rastësisht teksa trupi plaket dhe qelizat e tij ndahen.

Shkencëtarët thanë se kjo tregonte se, pjesa më e madhe e rasteve të kancerit, vinin për shkak të “fatit të keq”.

Për studimin e fundit, u vrojtuan katër analiza të mëparshme rreth shkaqeve të prekjes nga kanceri, si dhe disa nga të dhënat që u përdorën në studimin e një viti më parë. Megjithatë, rezultatet janë të kundërta.

Dr.Yusuf Hannun, i Universitetit Stony Brook, në SHBA, tha se teksa fati luan rrol, faktorët që na rrethojnë janë shumë më të rëndësishëm.

Kjo përfshin dietën ushqimore, alkoolin, duhanin, rrezet e dëmshme të diellit, disa viruse, ndotja e ajrit dhe disa faktorë të ngjashëm, që mbeten për t’u identifikuar.Në një artikull për revistën “Nature” Dr. Hannun tha se genet e trashëguara nga prindërit janë shkaktarë vetëm në një numër të vogël të rasteve të kancerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat