10 mënyra si të stërvitni trurin dhe të relaksoheni në të njëjtën kohë

Shëndetësia

10 mënyra si të stërvitni trurin dhe të relaksoheni në të njëjtën kohë

Më: 9 janar 2017 Në ora: 16:03
Ilustrim

Ne të gjithë e dimë sa të rëndësishme janë ushtrimet për trupin tonë. Por jo të gjithë janë të vetëdijshëm se edhe stërvitja e trurit është po kaq e rëndësishme sa edhe ushtrimet fizike.

Mënyra më e thjeshtë për të zhvilluar kujtesën, vetëdijen apo vullnetin është mësimi i gjërave të reja. Por duhet gjetur kohë për ta bërë çdo ditë këtë, pasi nuk është gjithmonë e lehtë.

Më poshtë po ju japim disa këshilla si të zhvilloni aftësitë konjitive.

-Kur keni kohë të lirë, mos shihni televizor, por lexoni një libër. Kjo zhvillon imagjinatën tuaj.

-Luani lojëra me kompjuter. Këto lojëra zhvillojnë taktikat dhe strategjitë e të menduarit.

-Niseni ditën me një gotë ujë. Kjo ndikon në rritjen e ritmit në punën tuaj.

-Shihni filmat në gjuhën e tyre origjinale, pra pa përkthim. Kjo ndihmon në njohjen e gjuhëve të tjera dhe rritjen e fleksibilitetit.

-Nëse jeni në punë, bëni një pushim dhe pini një çaj jeshil. Ai ju ndihmon që të rrisni përqendrimin.

-Mundësoni vetes një dremitje gjatë ditës. Ju ndihmon të jeni të vëmendshëm dhe të përqendruar.

-Kaloni më shumë kohë me njerëzit që janë më të zgjuar se ju. Kjo u ndihmon të zgjeroni fjalorin dhe njohuritë.

-Bëni ecje në ajër të pastër. Rrit produktivitetin.

-Merrni pjesë në debate dhe diskutime. Në këtë mënyrë ju arrini të bëheni një argumentues mjaft i mirë.

-Shkruani mendimet tuaj në një gazetë apo blog që keni. Kjo rrit kreativitetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat