Këto sëmundje mund ti bartin fëmijët e parë

Shëndetësia

Këto sëmundje mund ti bartin fëmijët e parë

Më: 16 janar 2017 Në ora: 17:08
Ilustrim

Një studim i ri tregon për sëmundjet të cilat mund t’i ketë fëmija i parë

Profesoresha e Universitetit të Teksasit në Austin, Sandra Black njëherish edhe autore kryesore e këtë studimin ka potencuar se fëmijët e parë janë më pak të shëndetshëm sa u përket treguesve shëndetësor, si tensioni i gjakut, trigliceridet,  treguesit e mbipeshës dhe obezitetit.

Sipas hulumtimit fëmijët e parë në krahasim me fëmijët e pestë janë më të rrezikuar për 5% që të jenë obezë dhe 7% që të kenë tension të lartë të gjakut. me anë të këtij studimi është zbuluar se mundësia që të kesh tension të gjakut ulet sipas radhës së fëmijëve. Fëmijët e dytë kanë 3% më pak se fëmijët e parë që të kenë tension të lartë të gjakut, ndërsa fëmijët e pestë kanë 7% më pak rrezik.

Ndërkaq avantazh për fëmijët e parë mbetet se kanë 13% më pak gjasa që të pinë duhan dhe janë më të mirë nga ana mendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat