Punë stresuese për 15-të vjet, jeni të rrezikuar nga kanceri

Shëndetësia

Punë stresuese për 15-të vjet, jeni të rrezikuar nga kanceri

Më: 19 janar 2017 Në ora: 13:31
Ilustrim

Nëse keni një punë që ka shumë stres, nuk është vetëm presioni juaj i gjakut që është në rrezik.

Përpjekjet tuaja për ta bërë të lumtur shefin mund t’i kënaqin ata, mirëpo juve ju rrezikojnë që të bëheni me kancer, thotë një studim i ri.

Nëse keni pasur një punë me shumë stres për 15-të vjet, jeni të rrezikuar për pesë forma të kësaj sëmundjeje, paralajmërojnë shkencëtarët.

Pasiguria në punë, orët e gjata të punës dhe presioni, mund të konsiderohet edhe një brengë e shëndetit publik, argumentojnë ekspertët.

Shkencëtarët e Universitetit të Quebeckut në Kanada, kanë matur prevalencën për kancer me stresin e shkaktuar nga puna.

Pasiguritë në punë, problemet financiare dhe puna me palë, po ashtu janë radhitur si disa nga faktorët që mund të shkaktojnë kancer tek të rriturit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat