Këto ushqime mund t’i hani edhe para gjumit

Shëndetësia

Këto ushqime mund t’i hani edhe para gjumit

Më: 23 janar 2017 Në ora: 23:42
Ilustrim

Gjithnjë kemi marrë këshilla për ushqimet që nuk duhet ngrënë para se të shkojmë për të fjetur, por a e dini se cilat janë ushqimet që mund të hamë para se të biem në gjumë?

Kjo është një listë e 7 ushqimeve që ju mund t’i hani në çdo kohë të ditës, sidomos para gjumit

1. Qershitë

Ky frut është një nga ushqimet që përmbajnë melatonin, një hormon që rregullon orën tonë biologjike. Gjatë natës, na detyron për të fjetur, ndërsa mungesa e melatoninës gjatë ditës çon në një gjendje të "vigjilencës". Prandaj, para gjumit mund të kënaqeni me qershi.

2. Mish çure

Mishi i çurës përmban amino acidin triptofan, meritor për përgjumje para televizorit. Triptofani në përgjithësi nxit gjumin, prandaj mishi i çurës është një përzgjedhje e mirë e ushqimeve që ju mund të hani para gjumit.

3. Oriz jasemini

Orizi me shije të butë të arrave nga zonat tropikale është me përmbajtje të lartë glikemike, që do të thotë se tretet ngadalë dhe për këtë arsye glukoza shpërndahet ngadalë në gjak. Sipas një studimi, konsumimi i orizit të jaseminit para gjumit përgjysmon kohën që të anketuarit e kishin të nevojshme për të rënë në gjumë.

4. Drithërat me karbohidrate komplekse

Ushqimet me karbohidrateve të thjeshta (biskota dhe ëmbëlsira) nuk janë një zgjedhje e mirë e ngrënies para gjumit, mirëpo drithërat me karbohidratet komplekse si elbi apo hikërra janë vetëm disa nga drithërat që mund të konsumohen. Lirisht mund t’i kombinoni me qumësht, e meqë përmbajnë triptofan e përmirësojnë gjumin.

5. Bananet

Kanë magnez dhe kalium, i cili relakson muskujt, por përmbajnë edhe karbohidrate të mira që do të ju ndihmojnë të bieni në gjumë.

6. Patatet e ëmbëla

Ky ushqim i shkëlqyeshëm përmban karbohidratet komplekse që nxisin ëndrrat, kaliumi i cili relakson muskujt, është me kalori të ulëta dhe nuk përmban yndyrë duke e bërë atë ideal për një vakt para se të shkoni për të fjetur.

7. Çaji nga valeriana

Nuk është sekret se çaji nga rrënjët e valerianës e qetëson trupin dhe mendjen dhe për këtë arsye rekomandohet që të konsumohet para gjumit. Vepron shkëlqyeshëm në lukth dhe e qetëson atë, relakson muskujt dhe ndihmon në dhimbje koke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat