Ilaçi i ri për kancerin e gjirit: Ndalon rritjen e tumorit dhe dyfish zgjat jetën

Shëndetësia

Ilaçi i ri për kancerin e gjirit: Ndalon rritjen e tumorit dhe dyfish zgjat jetën

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 08:13
Ilustrim

Njëra ndër format më të shpeshta të kancerit, i cili po bën kërdi në botë është kanceri i gjirit, ndërkaq tani jemi në prag të prodhimit të ilaçit, i cili mund ta shkatërrojë.

Universiteti Duke i Karolinës Veriore, në bashkëpunim me mikrobiologët e shtetit Ohajo, ka bërë hulumtimin në minj duke injektuar ilaçin e ri kundër kancerit dhe duke e krahasuar me jetën e tyre me minjtë e sëmurë, të cilët janë shëruar me ilaçet standarde kundër kësaj sëmundjeje.

Jeta e minjve, të cilëve nëpërmjet injektimeve u janë dhënë “Fasnall”, siç e kanë quajtur ilaçin autorët e studimit, ka zgjatur edhe 63 ditë nga intervenimi, gjë që është dyfish më gjatë se ai i grupit të dytë të minjve laboratorikë.

Është konstatuar që ilaçi i ri kundër kancerit të gjirit ndërpret shumëzimin e qelizave të kancerit dhe kështu pengon përhapjen e kësaj sëmundjeje të rrezikshme.

Te disa minj është konstatuar që ilaçi madje mbyt qelizat e përfshira me karcinom. Në të vërtetë, pas tri javësh nga trajtimi i minjve me “Fasnall”, vëllimi i indeve të sëmura është zvogëluar për dy të tretat, gjë që është sukses i jashtëzakonshëm.

Në kombinim me kimioterapinë, ky ilaç çon në mundësinë e shkatërrimit të kancerit të gjirit, mirëpo tani për tani është konstatuar vetëm zvogëlimi shumë i shpejtë i tumorit.

Së shpejti ky ilaç do të aplikohet edhe në njerëz, gjë që do të nënkuptojë një lëvizje të madhe në mjekësi dhe në shërimin e kancerit të gjirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat