Ushtrimet intensive e zvogëlojnë nivelin e libidosë te meshkujt

Shëndetësia

Ushtrimet intensive e zvogëlojnë nivelin e libidosë te meshkujt

Më: 1 mars 2017 Në ora: 13:03
Ilustrim

Nëse keni qenë duke i shpenzuar gjashtë net të javës vazhdimisht duke bërë ushtrime me shpresën se do të bëni muskuj seksi, atëherë keni nevojë të pushoni pak. Kjo sepse të gjitha ato ushtrime të zellshme nuk i shërbejnë për të mirë jetës tuaj seksuale.

Sipas një studimi të ri, ushtrimet e intensitetit të lartë mund ta zvogëlojnë nivelin e libidosë te meshkujt.

Në bazë të eksperimenteve të hulumtuesve, rezultatet kishin qenë tejet të qarta: ata të cilët kishin ushtruar pak apo me modesti kishin raportuar për nivele më të larta të libidosë sesa ata që kishin bërë ushtrime të fuqishme fizike.

Kjo i ka shpirë shkencëtarët të besojnë se mund të ekzistojë një “e keqe” e ushtrimeve fizike, dhe kjo mund të jetë fakti se meshkujt mund të lodhen shumë apo mund të mos jenë të interesuar në seks. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat