Vajzat që hanë shumë “fast food” të rrezikuara nga kanceri i gjirit

Shëndetësia

Vajzat që hanë shumë “fast food” të rrezikuara nga kanceri i gjirit

Më: 5 mars 2017 Në ora: 07:11
Ilustrim

Vajzat tinejxhere që kanë lakmi të madhe për hamburgerë, patate të fërguara dhe të tilla ushqime që hyjnë në kategorinë e “fast food”, janë më të pritura që të kenë kancer të gjirit, thuhet në një studim të ri.

Një dietë që është e lartë për nga përmbajtja e sheqerit, karbohidratet, mishi i proceduar dhe margarina, e rrisin te çdokush rrezikun për kancer e edhe sëmundje të zemrës.

Sidoqoftë, një studim i ri tregon se në veçanti këto ushqime i dëmtojnë vajzat e reja gjatë një faze kur gjoksi i tyre është në formim e sipër.

Gjatë adoleshencës, gjoksi i tyre është duke u zhvilluar dhe tejet i ndikueshëm nga faktorë të ndryshëm dhe stili i jetesës, ku hyn mënyra e të ushqyerit, thuhet në studimin e Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles, shkruan Daily Mail.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat