Efektet e shëndetshme të portokallit

Shëndetësia

Efektet e shëndetshme të portokallit

Më: 10 mars 2017 Në ora: 15:39
Portokalli

Portokalli është një frutë i cili njihet për forcimin e sistemit imun dhe përmirësimin e dipasonimit. Ai është një fryt i cili ka një sërë efektesh të shëndetshme për organizmin e njeriut siç mund të përmendim;

Parandalon kancerin

Portokalli përmban substanca, për të cilat është vërtetuar se ndikon në parandalimin e disa llojeve të kancerit, sidomos atë të lëkurës, mushkërive, gjirit dhe të zorrës së trashë.

Parandalon sëmundjet e zemrës

Konsumimi i përditshëm i lëngut të portokallit ndihmon edhe në ndalimin e sëmundjeve të veshkave dhe pakëson rrezikun nga shfaqja e gurëve në veshka. Lëngun ta konsumoni në sasi mesatare, pasi që sasia e sheqerit shkakton rënien e dhëmbëve.

Parandalon kancerin e mëlçisë

Dy studime në Japoni kanë treguar se konsumimi i rregullt i portokallit mund ta ulë rrezikun nga shfaqja e kancerit në mëlçi. Studiuesit besojnë se për këtë efekt meritat i shkojnë vitaminave A.

Rregullon nivelin e kolesterolit

Marrë parasysh faktin se portokajtë posedojnë fibra të tretshme, me konsumimin e rregullt do ta rregulloni nivelin e kolesterolit në gjak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat