Studimi: Shkollat duhet të bëjnë më shumë për shëndetin mendor

Shëndetësia

Studimi: Shkollat duhet të bëjnë më shumë për shëndetin mendor

Më: 16 mars 2017 Në ora: 13:37
Ilustrim

Bazuar në hulumtimet e kryera për shkollat, rreth 70 përqind e adoleshentëve përjetojnë ndjesi negative.

Grace, 16 vjeçare, është ngacmuar për 9 vitet e kaluara, ka ndryshuar shkollën dy herë, ka luftuar me mendime vetëvrasëse dhe ka marrë mjekim për ankth dhe depresion. Në një moment, thotë ajo "Nuk kisha kujt t’i drejtohesha në shkollë dhe ndihesha shumë keq sa që nuk doja të shkoja përsëri”.

Sipas hulumtimit për BBC në raportin për shkolla, gjysma e adoleshentëve me probleme mendore tentojnë t’i përballojnë ato vetëm. Dhe një e treta thanë se nuk ishin të sigurt mjaftueshëm për të folur me një mësues, shkruan BBC.

Kësisoj në pikën më të ulët Grace ka bërë një "video  vetëvrasëse", të cilën e ka postuar në YouTube.

"Unë do të rrihem çdo javë. Mësuesit nuk do të bëjnë asgjë për mua. Unë i kam dëgjuar mësuesit duke folur për mua pas shpinës sime", ka shkruar ajo.

Sipas nënës së saj Sarah, Grace tashmë gjen ndihmë nëpërmjet terapisë me muzikë dhe përmes  këshillimit, por gjen pak përkrahje direkt nga të dy shkollat e saj të para.

Mbështetja është më madhe në shkollën e saj të tretë, ku ajo ndihmon si ambasadore kundër ngacmimit ne shkolla. 

Ajo tashmë është edhe pjesëtare e Bordit Nacional të të rinjve kundër ngacmimit, transmeton Kosovapress. 

Nëpërmjet hulumtimit doli në pah se rreth 70% e adoleshentëve kanë përjetuar ndjenja të këqija në vitin e kaluar, si zemërim, mërzi, ankth,  frikë apo pasiguri. 11% e kanë përshkruar vetën e tyre si jo të lumtur. 86% e kanë përshkruar vetën si të lumtur në përgjithësi. 

Ata thanë se gjëja më e rëndësishme në shkolla është mbështetja e nxënësve në shëndetin mendor, në mënyrë që t’u krijojë atyre bindjen se janë të sigurt për të biseduar me dikë mirëpo: 18 % prej tyre thanë se ndihma që kanë marrë nëpër shkolla është e varfër 66% thanë së ishte e mjaftueshme ndërsa pjesa tjetër deklaruan se kishin mundësi te flisnin me mësuesit për problemet e tyre. 

Nga hulumtimi kuptohet se mbështetja nga shkollat në shëndetin mendor të fëmijëve duhet të jetë e madhe. 

Kështu kryeministrja e Anglisë Theresa May, në janar ka lajmëruar për planet e saj për më shumë përpjekje në shëndetin mendor, dhe fokusi do të jetë tek fëmijët dhe të rinjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat