Përse një fëmijë priret të bëhet i dhunshëm ndaj të tjerëve?

Shëndetësia

Përse një fëmijë priret të bëhet i dhunshëm ndaj të tjerëve?

Më: 17 mars 2017 Në ora: 18:51
Shkollat vlerësohen si mjedisi ideal për shfaqet e kësaj dhune ndaj fëmijëve të tjerë

Njerëz të ndryshëm dhunojnë për arsye të ndryshme dhe disa dhunojnë më shumë se të tjerët. Disa dhunojnë sepse janë të pakënaqur me veten dhe mendojnë se duke i bërë edhe të tjerët të ndihen keq, kjo do t’u sjellë kënaqësi. Disa të tjerë dhunojnë sepse kanë një nevojë të vazhdueshme për t’u treguar të tjerëve se kush drejton. Të tjerë dhunojnë sepse e kanë perceptuar dhunën si të vetmen formë që siguron mbijetesën në mjedisin kaotik social ku jetojnë.

Shpesh, për fatin tone të keq, disa fëmijë dhunojnë sepse familjet ku jetojnë, janë tolerante ndaj dhunës ose më keq akoma, i gëzohen të qenit zot të vetes (edhe pse e bëjnë në mënyra shpeshherë të stërholluara dhe duke u përpjekur që të mos bien në sy të vetë fëmijës).

Shkollat vlerësohen si mjedisi ideal për shfaqet e kësaj dhune ndaj fëmijëve të tjerë.

Duke qenë se arsyet apo rrethanat që provokojnë dhe mbajnë sjelljet e dhunshme janë kaq të shumta, është e vështirë të konfirmosh dyshimin nëse një fëmijë është i dhunshëm apo viktimë e dhunës.

Përgjithësisht, fëmijët që tregojnë sjellje të dhunshme kanë një vlerësim shumë të lartë për veten, ndryshe nga ç’mund të mendojnë disa njerëz.

Mendimi i gabuar vjen pikërisht për shkak të faktit se pjesa më e madhe e tyre janë nxënës me pak interes për shkollën dhe me një performancë të ulët mësimore.

Këta fëmijë dhe të rinj, gjithashtu presin që gjithë të tjerët të përmbushin kërkesat e tyre dhe për më tepër, t’i kenë frikë.

Këta fëmijë, në përgjithësi nuk mendojnë se sa keq u bën të tjerëve dhuna e ushtruar prej tyre ose edhe në rast se e mendojnë, kjo gjë u jep kënaqësi.

Sidoqoftë, sjelljet e dhunshme janë tregues të faktit se ata nuk dinë të kontrollojnë dhe të menaxhojnë agresivitetin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat