Mësoni se si të “dilni jashtë” rregullisht me anë të 4 hapave të thjeshtë

Shëndetësia

Mësoni se si të “dilni jashtë” rregullisht me anë të 4 hapave të thjeshtë

Më: 5 prill 2017 Në ora: 09:49
Ilustrim

Unë arrij të kryej nevojën e madhe rregullisht, madje deri në tre herë në ditë. Çdo mëngjes, ashtu sikur alarm i kurdisur, unë shkoj në banjo dhe kryej nevojën duke e zbrazur veten plotësisht.

Kjo ndodh pothuajse për një minutë. Unë kurrë nuk jam zënë kaps, kurrë nuk kam pasur diarre, fryerje barku, lodhje.

Unë zakonisht përsëris këtë rutinë çdo mëngjes dy deri disa herë para se të shtrihem në shtrat.

Kryerja e nevojës në mënyrë të drejtë, jo vetëm që ju bën të ndjeheni mirë, por edhe është tregues se trupi juaj funksionon në rregull. Diarrhea mund të jetë tregues i ndonjë alergjie ushqimore, parasite, infeksione. Kapsllëku i rëndë është gjithashtu një shenjë e problemeve të brendshme, dhe mund të rezultojë në një mori të të efekteve të pakëndshme, të tilla si hemorroide, fissure anale apo zorrë të impaktuar – një gjendje ku një masë e thatë mbërthehet Brenda zorrës së trashë.

Nëse jeni të shqetësuar rreth vlerësimit të jashtëqitjes suaj, konsultohuni me një nga mjetet më të përdorura diagnostifikuese, e cila rendit 7 kategori të jashtëqitjeve, duke filluar nga zënia e rëndë e kapsit, në normale dhe e dobët. Hidhni një sy imazheve me sqarimet përkatëse:

Ja 4 këshillat që duhet t`i merrni seriozisht:

1. Shtoni disa gjëra në dietën tuaj

– Fibra. Mundohuni të konsumoni fibra dietore(fruta, perime, drithëra, fara, arra e tj) në vend të atyre medicinale që mund ti merrni në barnatore. Fobrat ndihmojnë me kapsllëkun dhe diarrenë.
– Ujë. Uji është kyç për procesin e jashtëqitjes, dhe sipas të gjitha gjasave, njerëzit nuk janë të hidratuar sa duhet. Mjekët rekomandojnë deri në 6 gota ujë në ditë ndërsa njerëzit që stërviten duhet të pinë edhe më shumë.
– Probiotikët. Probiotikët ndihmojnë tretjën. Mund ti merrni si kapsula apo si baktere e shëndetshme nga burime të ushqimit të fermentuar sikurse kimçi, jogurti apo kefiri.

2. Shmanguni nga disa lloje të ushqimeve

Ndonjëherë problem qëndron tek ushqimet që i konsumoni. Sipas një studimi të një instituti shëndetësor, ushqimet që shkaktojnë kapsllëk dhe diarre janë : prodhimet qumështore, pijet me kafeinë, mish ii tymosur apo i thatë, ushqime pikante, alkooli, ushqime të yndyrshme, disa fruta (molla, dardha, pjeshka).  Që të shmangeni nga  problemet me sistemin e tretje së ushqimit si dhe me procesin e jashtëqitjes, atëherë shmanuni nga këto ushqime dhe zëvendësoni ato me të përshtatshme.

 3. Bëni ndryshime të vogla në mënyrën e jetesës

Që të keni jashtëqitje më të lehtë duhet të kuptoni se si funskionon trupi njerëzor, gjegjësisht si lëvizin zorrët. Jashtëqitja “modern” nga pozicioni ulur e bën të vështirë këtë process si dhe e pamundëson pastrimin e tërësishëm të zorrëve. Për të mos hasu në probleme mund të vendosni diçka nën këmbët e juaja,ashtu që kur të uleni në toilet, gjunjët ti keni më lartë ashtuqë zorra e trashë do të drejtohej dhe jashtëqitja do të ishte më direkte.

4. Ushtroni rregullisht

Kur stomaku juaj të mbushet dhe nuk keni mundësi të “dilni jashtë”, ju sugjerojmë të bëni një shëtitje të gjatë. Ushtrimet e ndihmojnë ushqimit të lëvizë nëpër sistemin tuaj të tretjes. Përveç shëtitjes, edhe joga apo aerobiku janë efektive.

Asnjëra nga këto këshilla nuk është aq e vështirë, janë gjëra të thjeshta që sugjerojnë jetë të shëndetshme: ushqehuni mirë, pini ujë mjaftueshëm si dhe bëni ushtrime rregullisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat