Antibiotikët i paraprijnë kancerit

Shëndetësia

Antibiotikët i paraprijnë kancerit

Më: 5 prill 2017 Në ora: 21:15
Ilustrim

Njerëzit që marrin antibiotikë për një kohë të gjatë, janë më të prirur që ta zhvillojnë një rritje në zorrët e tyre e që mund të jetë pararendës i kancerit, sipas një studimi të publikuar në ditarin Gut.

Hulumtuesit shtojnë se provat e reja tregojnë se shumëllojshmëria e viruesve në zorrë mund të ketë rol në zhvillimin e tumoreve, shkruan BBC.

Ekspertët paralajmërojnë se këto rezultate të hershme kanë nevojë për hulumtim të mëtejmë dhe se duhet të reshtin së marruri antibiotikë.

Në këtë studim, u shqyrtuan të dhëna prej 16 mijë e 600 infermierëve që po merrnin pjesë në një testim afat-gjatë amerikan të quajtur Studimi i Shëndetit i Infermierëve.

Ata gjetën se infermierët që kishin marrë antibiotikë për dy muaj e më shumë, mes moshave 20 dhe 39, ishin më të prirur që të diagnostifikohen me një lloj të veçantë të polipeve të zorrëve (bowel polyps) që njihen si adenoma, e që shfaqen në periudhat e vonshme të jetës, se sa ata që nuk marrin anbiotike në të 20-tat dhe 30-tat e tyre.

Autorët thonë se ky hulumtim nuk mund të dëshmojë se antibiotikët çojnë në zhvillimin e kancerit dhe e pranojnë se bakteria të cilën e trajtojnë këto iklaqë mund të luajë rol të rëndësishëm mbi këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat