Ushqimet që nuk duhet të konsumoni kurrë nqs doni të bëni gjumë të qetë e të rehatshëm

Shëndetësia

Ushqimet që nuk duhet të konsumoni kurrë nqs doni të bëni gjumë të qetë e të rehatshëm

Më: 6 prill 2017 Në ora: 07:09
Ilustrim

Të gjitha vaktet janë të rëndësishme dhe nuk duhen neglizhuar asnjëherë, por nëse do të zgjidhnim mes tyre, darka është vakti më ‘’pak i nevojshëm’’ për shëndetin e njeriut. Por shpesh shumë prej nesh për arsye nga më të ndryshmet e konsumojnë, përkundrazi dhe e teprojnë me të.

Llojet e ushqimeve që ne konsumojmë në mbrëmje janë dhe ndikuesit e drejtpërdrejtë në vënien e kilogramëve të tepër dhe bërjen e një gjumi të parehatshëm.

Ja 4 ushqimet që ju nuk duhet të konsumoni asnjëherë përpara se të shkoni për të fjetur.
Ushqimet e konservuara: Ato mund të jenë të lira, të shpejta dhe të lehta për t’u gatuar e konsumuar, por do ju duhet të paguani më pas të gjithë këtë.

Ushqimet e përpunuara kanë doza të larta të MSG (monosodium glutamate), i cili ndikon drejtpërdrejt në pagjumësi.

Akullorja: Ngrënia e akullores në një mbrëmje të vonë vere mund të duket një ide joshëse, por në realitet është një ide e keqe. Akulloret përmbajnë sai stë larta sheqeri dhe yndyrnash të pangopura, trupi juaj nuk do të arrijë t’i tresë në kohë dhe pasojat do të prekin jo veç sistemin tretës, por edhe gjumin. 

Çokollata: Shumë njerëz nuk e kuptojnë se çokollata është një burim kafeine, e cila është gjëja e fundit që do të donit të bëni para se të shkonit në krevat. 

Ushqimet pikante: Ushqimet pikante nuk janë të mbushura vetëm me karbohidrate, por kanë dhe shumë kalori. Për këtë arsye procesi i tretjes do të jetë padyshim shumë i vështirë. Gjumin e qetë harrojeni , por do të vuani dhe nga ndjesia e përzierjes në stomak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat