Ushqimet e kripura nuk na bëjnë të etur?

Shëndetësia

Ushqimet e kripura nuk na bëjnë të etur?

Më: 18 prill 2017 Në ora: 20:51
Ilustrim

Një grup ndërkombëtar i hulumtuesëve testuan teorinë e “ndikimit të kripës në organizëm”, duke monitoruar konsumimin e kripës dhe nivelet e hidratimit tek kozmonautët gjatë një misioni të simuluar, e që zgjati një vit.

Një grup prej 10 vullnetarësh meshkuj të mbyllur në një anije kozmike të improvizuar në Mars u ekzaminuan për 105 ditë grupi i parë, ndërsa grupi i dytë për 205 ditë.

Ata kishin dieta identike, përpos periudhave që zgjatën disa javë, iu kishin dhënë tre nivele të ndryshme të kripës në ushqimet e tyre.

Rezultatet e tyre konfirmuan që të ngrënit e kripës çonte në një përmbajtje të kripës në urinë, por kjo rritje nuk ishte shkaku i pirjes më të madhe – në fakt, një dietë e kripur shkaktonte që subjektet e këtij studimi të pinin më pak.

Kripa po e diktonte mekanizimin që të ruante ujë në veshkë.

Pra rezultatet tregonin që kripa mbetej në urinë, ndërkaq uji kthehej në trup dhe veshkë, duke bërë që subjektet të mbeteshin më të hidratuara dhe energjike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat