Pesë ushqimet që përshpejtojnë metabolizmin

Shëndetësia

Pesë ushqimet që përshpejtojnë metabolizmin

Më: 23 prill 2017 Në ora: 18:03
Ilustrim

Po, disa ushqime që hani mund të ndihmojnë që metabolizmi juaj të djegë më shumë kalori.

Sipas health.com janë  pesë ushqime të cilat djegin yndyrën, gjë e cila ndihmon me heqjen e peshës.

Drithërat- ndihmojnë në rënie në peshë për shkak se kërkojnë më shumë kohë për tu tretur, gjë që ju bën të mos ndjeni uri për një kohë të gjatë.

Çaji i gjelbër- I pasur me antioksidues, çaji i gjelbër është një shtytës i mirë i organizmit

Kafeja- Kur konsumojmë kafeinë, gjaku merr më shumë oksigjen dhe trupi djeg më shumë kalori. Megjithatë, nuk është i preferueshëm konsumimi i tepërt i kafeinës.

Ushqimet pikante- Djegin kaloritë më shumë se secili ushqim tjetër. Nuk janë të pasura me kalori, gjë që ju ndihmon ta konsumoni në sasi të dëshirueshme.

Bajamet- Përveç që ndihmojnë në luftën kundër celulitit, ato janë edhe një faktor  shumë i rëndësishëm kur është fjala për djegien e kalorive dhe përshpejtimin e metabolizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat