Përbërësi kancerogjen në banjë avulli, losione…?

Shëndetësia

Përbërësi kancerogjen në banjë avulli, losione…?

Më: 5 maj 2017 Në ora: 21:17
Ilustrim

Ekspertët tërheqin vërejtjen që në produkte për zbukurim dhe për higjienë personale gjenden përbërës kancerogjenë!

Përbërësi problematik 1,4-dioksan gjendet në produkte të ndryshme, nga banja avulli për dush, nëpërmjet qumështit për trup, deri te sapuni, thonë shkencëtarët dhe shtojnë që ai përbërës kancerogjen gjendet madje në 46 për qind të produkteve të këtij lloji.

Ekspertët thonë që prodhuesit nuk kanë obligim që në ambalazh të theksojnë praninë e atij produkti, mirëpo mund të provoni që t’i shmangni ashtu që të blini produkte të cilat nuk përmbajnë: PEG, polietilen, polietilen glikon, polioksietilen.

Senatori Chuck Schumer nga Nju-Jorku insiston që ky përbërës të eliminohet nga produktet, sepse shkakton irritim të syve, hundës dhe fytit, ndërsa për shkak të përdorimit të gjatë potencialisht shkakton edhe kancerin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat