Qumështi i gjirit është duke u cilësuar si luftues i kancerit.
Kjo pasi shkencëtarët kanë zbuluar aksidentalisht se ai përmban një substancë që vret qelizat tumorale.
Një hulumtim të tillë kanë bërë shkencëtarët suedezë, derisa thonë se pacientët me kancer të fshikëzës kanë dhënë rezultate premtuese për të kuruar apo trajtuar kancerin e zorrëve dhe të qafës së mitrës.
Substanca të cilën qumështi i gjirit posedon, ka nofkën ”Hamlet” e që thuhet se vret qelizat kancerogjene, duke lënë të paprekura qelizat e shëndetshme, gjë e cila s’është arritur asnjëherë nga kimioterapia.