Këto janë ushqimet që duhet të konsumoni nqs doni të keni vaginë të shëndetshme

Shëndetësia

Këto janë ushqimet që duhet të konsumoni nqs doni të keni vaginë të shëndetshme

Më: 16 maj 2017 Në ora: 07:41
Ilustrim

Ushqimet dhe pijet kanë efekt të ndryshme në pH e trupit. Disa ju japin energji, ndërsa ushqime të tjera mund t’ju japin efektin e kundërt. Nuk është çudi, ajo që ne hamë gjithashtu ka ndikim në shëndetin e vagjinës. Shpesh, çelësi i përmirësimit të shëndetit intim lidhet me mirëqenien dhe konkretisht atë që keni vënë në pjatë tuaj. Këtu është një listë e disa ushqimeve të zakonshme që do t’ju ndihmojnë të forconi dhe të ruani shëndetin tuaj vaginal:

Kos natyral dhe probiotikë të tjera: probiotikët luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e pH-it vaginal në nivelin e tij pak acid, dhe mbrojtjen nga infeksionet e ndryshme. Probiotikët, gjithashtu të referuara si “të mirë” apo bakteret e ‘ dobishme’, sigurojnë mirëqenien e të gjithë trupit dhe balancojnë pH e trupit.

Hudhra: është e njohur për vetitë antimikrobiale dhe antifungale. Për rezultate më të mira,konsumojini të papërpunuara.

Fruta dhe perime të freskëta: janë pjesë e një dietë të ekuilibruar që gjithashtu mbështet shëndetin tuaj vaginal. Disa vitamina dhe minerale të gjetura tek perimet e freskëta dhe frutat janë veçanërisht të mira. Vitamina C është e njohur edhe për përforcimin e sistemit imunitar. Frutat agrume, luleshtrydhe, kivi, speca jeshile dhe të kuqe dhe brokoli janë të gjitha të pasura me vitaminë C.

Farat dhe frutat e thata: duke shtuar fruta të thata në dietën tuaj ushqimore të përditshme, do të përmirësoni shumë shëndetin e përgjithshëm. Vitamina E, e ndodhur në arra dhe fara, parandalon thatësinë vaginale dhe mund të gjendet në farat e lulediellit, bajame, arra dhe lajthi, si dhe në vajrat që rrjedhin nga këto arra. Bajamet dhe farat e kungullit janë gjithashtu të pasura me zink. Ky mineral esencial rregullon ciklin menstrual dhe lufton kruarjen.

Ujë: mukoza vaginale kërkon shumë ujë për të funksionuar siç duhet. Mënyra më e mirë për të arritur këtë është të pini sasi të mjaftueshme të ujit. Të paktën gjashtë deri në tetë 8 gota ujë çdo ditë (1.5 deri 2 litra). Uji ndihmon në hidratimin e vaginës dhe minimizon erën në pjesët intime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat